Jasharaj kapet me Bytyqin: Asnjë orë nuk zëvendësohet pa vendim gjykate

Jasharaj kapet me Bytyqin: Asnjë orë nuk zëvendësohet pa vendim gjykate

Kryetari i SBASHK’ut Rrahman Jasharaj është shprehur i zhgënjyer me vendimin e MASHT’it për zëvendësimin e orëve të humbura të mësimit gjatë grevës së mësimdhënësve. Jasharaj ka thënë gjatë takimit që kanë pasur me Ministrin e Arsimit dhe që e pranishme ishte edhe një zyrtare ndërkombëtare asnjë fjalë nuk është përmendur për zëvendësimin eventual të […]

Jasharaj ka thënë gjatë takimit që kanë pasur me Ministrin e Arsimit dhe që e pranishme ishte edhe një zyrtare ndërkombëtare asnjë fjalë nuk është përmendur për zëvendësimin eventual të orëve mësimore.

“Neve na habiti shumë rasti pasi ne kishim takim me ministrin Bytyqi ku ishte e pranishme edhe zonja Drejtoreshë e Përgjithshme e Edukimit Internacional për Evropën. Asnjë fjalë nuk është thënë për zëvendësimin e orëve. Pikërisht atë ditë doli Ministri me vendim për kompensim të orëve…Është vendim i njëanshëm pa konsultim me SBASHK-un, dhe së dyti është vendim në kundërshtim me ligjin pasi me Ligjin e grevave nuk parashihen të zëvendësohen orët e humbura mësimore”, tha Jasharaj në RTV Dukagjini.

Kryetari i SBASHK’ut ka thënë se Ministri i Arsimit është dashur t’u drejtohej me lutje mësimdhënësve nëse kanë mundësi të zëvendësojnë orët, e jo të vendos diktat.

“Po të ishim konsultuar, do t’i kishim thënë Ministrit që ai duhej t’u drejtohej mësimdhënësve me lutje nëse ata do të gjejnë mundësi dhe gatishmëri për të zëvendësuar orët pasi Ligji për grevat nuk parasheh zëvendësimin e orëve”, tha ai.

Jasharaj ka theksuar se pa sjellë vendimin gjykata, asnjë orë mësimore siç ka propozuar Bytyqi nuk do të zëvendësohet.

“Deri në momentin kur gjykata sjellë verdiktin meritor orët nuk do të mbahen ashtu siç ka propozuar ministri Bytyqi. Për më tepër është e keçja e madhe që t’u mohohet pushimi pranveror fëmijëve, që nuk e kemi zbuluar ne por është në nivel të Evropës”, tha ndër të tjera Rrahman Jasharaj.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?