Jakup Krasniqi mendon se diaspora shqiptare janë analfabetë

Jakup Krasniqi mendon se diaspora shqiptare janë analfabetë

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës, Jakup Krasniqi i ka cilësuar si analfabetë diasporës shqiptare, teksa ka komentuar fjalimin e djeshëm të presidentit të Kosovës, Hashim Thaci, në Samitin e Diasporës në Tiranë – raporton Periskopi. Në një publikim në rrjetin social ‘Facebook”, Krasniqi ka shkruar se nuk më lehtë se të ligjërosh me afsh […]

Në një publikim në rrjetin social ‘Facebook”, Krasniqi ka shkruar se nuk më lehtë se të ligjërosh me afsh patriotik para një mase që 70 për qind e saj janë analfabetë, të cilët mashtrohen lehtë – teksa ka aluduar në publikun që duartrokiti fjalimin e djeshëm të Thacit, i cili deklaroi se vetëm mbi trupin e tij të vdekur do ta lejojë ndarjen e Kosovës.

Publikimi i plotë i Jakup Krasniqit në Facebook:

TË LIGJËROSH ME AFSH PATRIOTIK?!

Nuk ka më lehtë sesa të ligjërosh me afsh patriotik para një mase që 70% e saj janë analfabet funksional, të cilët lehtë “mashtrohen” nga fjalët e mëdha të thëna në vetën e parë?! Unë! Unë! Unë! Universitetet e shumta të periudhës se “demokracisë” (publike e private) në Shqipëri e Kosovë na kanë ndihmuar që të shumëzojmë numrin e analfabetëve funksional!

Një mase të tillë, mjafton t’ua thuash në fillim një fjali të mbushur si një tullumbace me patriotizëm patetik, “se unë nuk lejoj (e thënë gjithnjë në veten e parë) pa kaluar mbi trupin tim, te ndryshohet kufiri i Kosovës”?! Dhe pastaj e njëjta fjali demantohet, jo vetëm një herë, më të gjitha fjalitë tjera në vazhdim, fjali që e konfirmojnë jo korrigjimin, por, “zgjerimin” në një anë pa e cekur shkurtimin e madh që mund t’i ndodhë anës tjetër. Zgjerimi a nuk është ndryshim i kufirit? Nuk do të preken kufijtë, por do të zgjerohet Kosova?! Çfarë mrekullie! As zgjerimi i Kosovës nuk qenka ndryshim i kufirit ekzistues? Kjo që dëgjuam dje në Tiranë, thënë më se buti ishte fyerje e inteligjencës të atyre që e dëgjonin e duartrokisnin fjalimin patriotik! Por, edhe të gjithë atyre që ju dedikohej lajmi gjithandej hapësirës shqiptare si një super lajm.

Kush mund ta haj karremin e hedhur në Tiranë nga i vetmi atdhetar i Kosovës, se Serbia e cila që 20 vjet e sa nuk ishte e gatshme t’i normalizoj marrëdhëniet me Kosovën, pa ia kthyer ajo kësaj të fundit – Kosovën Lindore (Preshevën, Medvegjën e Bujanocin)?! Ketë karrem të hedhur në Tiranë, mund ta hanë vetëm peshqit në Detin Adriatik?!

Mua me erdhi keq, për duartrokitjen frenetike e cila më pas u përcjell me heshtje qyqare, madje jo vetëm në Tiranë. Nuk ka dyshim, është në natyrën njerëzore të mashtrohen e të vetëmashtrohen që dymijë e sa vite, sidomos kur dëgjohen fjalë të mira për veshët.

Eh! Sikur Kosova të ishte çliruar nga individi, atë do ta bënte Ahmet Delia me sopat e Azem Galica me pak kaçakët që i shkonin prapa. Se paku, ata na e lan prapa një trashëgimi luftarake për lakmi. Mbase situatës i përgjigjet më mirë po të thuhet: Do ta çlironte Bali Katravella me shpatën e tij prej talle! Një gjë dihet se individi as e ka mbrojtur as e ka çliruar dhe as do ta bëjë shtetin funksional të së drejtës. Natyrisht, për ketë nuk është dëshmi për ne shqiptarët vetëm Republika e Kosovës!

Kosova është si të gjitha shtetet e Ilirikut Perëndimor, të Evropës e të OKB-së, por shqiptarët që i kanë hipur në zverk, janë të çakorduar, janë individualistë të skajshëm të cilët shqiptarët në përgjithësi i kanë lënë vetëm me perspektivën e ikjes nga trojet e tyre stërgjyshore! Dje, Lufta i sillte shqiptarët edhe përtej Atlantikut në Luftën e Kosovës, sot, Kosova e lirë po i degdisë edhe më larg se përtej Atlantikut!

Këta njerëz që kanë marr shumë përgjegjësi publike, nuk dinë, nuk donë dhe as që kanë gatishmëri që t’i bëjnë bashkë as edhe dy pleshta për të mirën e kombit, pasi veshët i kanë dyllosur për të mos e dëgjuar as edhe një zë ndryshe, nuk po them zë racional, pasi racional është vetëm zëri i tyre zhurmëmadh! Por, dinë të bëjnë bashkë ndonjë servil e puthador për interesat e tyre krejt personale. Në ketë fushën e fundit janë më shumë se finok, besa edhe shumë të zhdërvjelltë! Zhdërvjelltësi për prapsi!

Apo ndoshta, po jetojmë erën kur Kosovën mund ta e “mbrojë” edhe një trup i vetëm mbi të cilin nuk mund të kaloi askush?!

Amen! Amen! Amen!

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?