Itali: Pëson lëndime të rënda një punëtor shqiptar

Në Eppan të regjionit të Tirolit Jugor, Itali, ka ndodhur paraditen e sotme (e martë) një aksident i rëndë pune, shkruan südtirolnews.it. Një punëtor 47 vjeçar nga Shqipëria është rrëzuar nga skelet e një kantieri ndërtimor, duke pësuar lëndime të rënda, transmeton albinfo.ch. Ai ka rënë nga lartësia prej tri metrash. Pasi ka marrë ndihmën […]
Pasi ka marrë ndihmën e parë nga mjeku i emergjencës në Eppan, ai është transportuar për në spitalin e Bolzanos (Bozen).
Në vendin e aksidentit kanë qenë edhe karabinierët.












