Isufi mbron Matoshin: Lutfi Haziri është mirë të merret me Gjilanin

Deklarata e nënkryetarit të LDK’së dhe kryetarit të Gjilanit, Lutfi Haziri se taksa 100% ndaj Serbisë do të rrëzohet bashkë me Qeverinë Haradinaj, ka ngjalluar reagime të ashpra nga partia e kryeministrit. Ahmet Isufi, nënkryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka thënë për Periskopin se nuk duan të komentojnë deklarata të Lutfi Hazirit. Megjithatë, […]
Ahmet Isufi, nënkryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka thënë për Periskopin se nuk duan të komentojnë deklarata të Lutfi Hazirit. Megjithatë, Isufi ka një porosi për bashkëvendasin e tij.
‘’Është mirë ai t’i kryejë punët që i ka, të komunës së Gjilanit. Ajo është detyra e tij’’, iu ka drejtuar Isufi – Hazirit.
Pas deklaratës së Lutfi Hazirit, dje kishte reaguar edhe këshilltari i Ramush Haradinajt, Halil Matoshi. Ky i fundit e kishte quajtur kryetarin e Gjilanit ‘’këshilltar të Hashim Thaçit ‘’.
Por nuk e kishin lënë me kaq. Haziri ia kishte kthyer Matoshit se ‘ty nuk të merr paraysh as shefi yt, Ramush Haradinaj. Madje i kishte thënë se kishte ndryshuar qëndrimet shpeshherë.
“Është munduar të bëjë emër duke qenë herë rugovist, e herë antirugovist, herë militant i Hashim Thaçit e herë kinse kritikues i tij”, është shprehur Haziri.
Tutje ai kishte thënë se “Fati i Qeverisë, edhe heqja edhe rënia e kësaj Qeveria do të ndodhin bashkërisht me taksën. Po e konfirmoj atë që kam thënë më 21 janar se edhe tarifa edhe Qeveria do të shkojnë bashkë. Koha po e dëshmon se po shkohet në atë drejtim’’.
Lutfi Haziri mendon se Kosova do të jetë në zgjedhje të reja dita e ditës, pasi ka një pakënaqësi të madhe nga qytetarët e vendit në lidhje me vendimet e fundit nga Qeveria Haradinaj./PERISKOPI/












