Isa Mustafa mbron Vlora Çitakun: Kryeministri të jetë më i kujdesshëm në deklarata

Kreu i LDK’së Isa Mustafa, ka komentuar deklaratat e kryeministrit Ramush Haradinaj për ambasadorën e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, duke thënë se ‘duhet të kihet kujdes me deklarime të tilla’. “Nuk e di për çka ka qenë i shtytur kryeministri ta thotë këtë, por duhet të jemi të kujdesshëm me përfaqësuesit e jashtëm të […]
Kreu i LDK’së Isa Mustafa, ka komentuar deklaratat e kryeministrit Ramush Haradinaj për ambasadorën e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, duke thënë se ‘duhet të kihet kujdes me deklarime të tilla’.
“Nuk e di për çka ka qenë i shtytur kryeministri ta thotë këtë, por duhet të jemi të kujdesshëm me përfaqësuesit e jashtëm të Kosovës.Nëse ne kemi probleme të brendshme se a po na përfaqëson dikush si Republikë apo na përfaqëson partiakisht dhe nuk është në Kosovë, nuk është mirë të jepen deklarata të tilla sidomos në realcion me SHBA’të sepse këtu e kemi edhe ambasadorin e Kosovës dhe duhet të jemi të kujdesshëm”, tha Mustafa, përcjell Periskopi.
Haradinaj gjatë fundjavës, ka deklaruar se ‘Vlora Çitaku është ambasadore e Thaçit, e jo e Kosovës në SHBA’.
I pyetur sot nga gazetarët lidhur me këtë deklaratë, Haradinaj nuk dukej aspak pishman. Ai veç tjerash tha se këtë deklaratë e ka dhënë pasiqë ‘ka informacione se ambasadorja Çitaku nuk e ka paraqitur në SHBA qëndrimin e Kosovës përballë temave të rëndësishme që po kalon vendi’./Periskopi/












