INJECT prezenton publikimin “Ndryshimi i Ligjit për Familjen – Pasuria e përbashkët dhe mbajtja financiare”

Inciativa për Barazi dhe Drejtësi (INJECT) do të prezentojë publikimin “Ndryshimi i Ligjit për Familjen – Pasuria e përbashkët dhe mbajtja financiare”, më datën pesë mars, me fillim nga ora 10:00, në hapësirat e Siriusit. Panelit do t’i prijë drejtoresha e INJECT-it, Luljeta Aliu, e më pas do të flasin edhe Mexhide Topalli, Albulena Haxhiu, […]
Panelit do t’i prijë drejtoresha e INJECT-it, Luljeta Aliu, e më pas do të flasin edhe Mexhide Topalli, Albulena Haxhiu, Igballe Rogova, Jo-Anne Bishop dhe Rozafa Kelmendi.
“Dhun ekonomike i mundëson format e tjera të dhunës në familje. Si dhunë ekonomike definohet mohimi i qasjes në
pronën dhe pasurinë e përbashkët bashkëshortore, mohimi i qasjes personale në të ardhurat materiale të familjes, mohimi i punësimit, detyrimi i dorëzimit të pagës një personi tjetër të
familjes etj. Për këtë arsye kjo analizë është fokusuar në dispozitat ligjore në lidhje me ndarjen e pasurisë së përbashkët. Gjithashtu do të diskutohen edhe nenet rreth mbajtjes financiare
të bashkëshortit pas prishjes së martesës, meqë edhe këto dispozita lidhen drejtpërdrejtë me gjendjen ekonomike të gruas“, thuhet në njoftimin e organizatorëve.
Në këtë ngjarje do të ketë edhe një diskutim të hapur me publikun./Periskopi/