I riu bën sulm vetëvrasës: Vdesin 16 njerëz

Një sulmues vetëvrasës në Afganistan të mërkurën në qytetin lindor të Xhalalabad ka vrarë 16 punonjës të një kompanie afgane. Sulmuesi, i cili ishte në këmbë, shpërtheu eksplozivin e tij pranë zyrës së një ndërmarrje ndërtimi pranë aeroportit të qytetit, tha Attaullah Khogyani, një zëdhënës i guvernatorit të provincës Nangarhar, kryeqytet i të cilës është […]
Një sulmues vetëvrasës në Afganistan të mërkurën në qytetin lindor të Xhalalabad ka vrarë 16 punonjës të një kompanie afgane.
Sulmuesi, i cili ishte në këmbë, shpërtheu eksplozivin e tij pranë zyrës së një ndërmarrje ndërtimi pranë aeroportit të qytetit, tha Attaullah Khogyani, një zëdhënës i guvernatorit të provincës Nangarhar, kryeqytet i të cilës është Jalalabad, përcjell Periskopi.
Ende askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin. Bombardimet vijnë pasi negociatat e SHBA dhe talebanëve po vazhdojnë me bisedime të vazhdueshme për paqen në Katar që kanë për qëllim përfundimin e konfliktit gati 18-vjeçar.












