I biri i Qerim Çoçajt fton familjarët e shoferit në varrimin e babait: Ta ndajmë dhimbjen bashkë

I biri i Qerim Çoçajt fton familjarët e shoferit në varrimin e babait: Ta ndajmë dhimbjen bashkë

Qerim Çoçaj nga Hasi i Prizrenit, i cili punonte si furrtar në Gjilan, mbeti i vdekur në vend nga aksidenti që ndodhi dje në qendër të qytetit të Gjilanit. Djali i të ndjerit, Leotrimi ka ftuar familjen e shoferit të kamionit që ta ndajnë dhimbjen bashkë. Gjilani u trondit nga aksidenti që ndodhi dje pasdite […]

Gjilani u trondit nga aksidenti që ndodhi dje pasdite në qendër të këtij qyteti. Një aksident trafiku, i cili po dyshohet se ndodhi, si pasojë e prishjes së frenave të një kamioni transportues, la të vdekur një person dhe u shkaktoi lëndime dhjetëra të tjerëve.

Për këtë rast është deklaruar edhe babai i shoferit të kamionit që shkaktoi aksidentin.

Sokol Avdija, mbrëmë ka shprehur keqardhje për rastin. Ai ka thënë se ka dhembje të madhe për personin që humbi jetën, ashtu sikur të kishte qenë djali i tij i vdekur, e jo shkaktari.

Madje tha se do të kishte preferuar më shumë që djali i tij të ishte në vend të ndjerit.

Po ashtu ai tha se e gjithë aksidenti ka qenë pa dashje dhe se djali i tij kishte dalur për të punuar për të fituar bukën dhe asgjë më shumë.

“Kam dhimbje më shumë për ta se me pas qenë djali im në vend tyre. Ma  shumë kam pas qejf me qenë familja ime në vend të tyre. por çka me bë po më dhimben në shpirt. Ka pas taksirat, fatkeqësi nuk e ka bë me qëllim për një kafshatë bukë ka dalë.  Ishalla zoti për xhenet. Nuk kam fjalë me kallxu për keqardhjen”, ka deklaruar babai i shoferit të viktimës”, ka thënë ai.

Ndaj këtyre fjalëve të Avdiajt ka reaguar edhe djali i furrëtarit që humbi jetën, Leotrimi.

Ai ka ftuar familjen e shoferit të kamionit në varrim, që ta ndajnë dhimbjen bashkë.

“Unë jom biri it ë ndjerit. Axh as ai s’ka dashtë kjo me ndodhë…Fatkeqësisht baba im qëlloi aty…familjarët e tu i ftojmë t’na vijnë në varrim e në të pame…ta ndajmë dhimbjen bashkë”, ka shkruar biri i të ndjerit, Leutrim Çoçaj në një prej postimeve në Facebook.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?