Hoxhë Musliu thotë se Adem Jashari nuk e ka përdorur askënd: Ia nisi vetë luftës

Hoxha i ndihmoi në varrimin e viktimave të Prekazit gjatë luftës 1998-99, Osman Musliu, ka thënë se legjendari Adem Jashari nuk e ka përdorur askënd por ia ka nisur luftës vet. Ai këto komente i bëri në emisionin Zona e Debatit duke shtuar se duhet pasur kujdes kur flitet për Jasharët sepse atyre ua kanë […]
Ai këto komente i bëri në emisionin Zona e Debatit duke shtuar se duhet pasur kujdes kur flitet për Jasharët sepse atyre ua kanë parë hairin të gjithë.
“Adem Jashari nuk e ka përdorur askënd, por sefte vet ia ka nisur luftës”.
“Ne ja kemi parë hairin të gjithë. Prandaj duhet të jemi të kujdesshëm kur flasim për të”.
“Po ua jap besën se që 20 vjet, nuk më ka ikur asnjë ditë pa u kujtuar për Jasharët. Atyre do t’iu vijë era misk deri në kiamet”.












