Hoxhaj heq dorë nga ‘ideja e tij ekskluzive’ që e bëri telash krejt Kosovën

Hoxhaj heq dorë nga ‘ideja e tij ekskluzive’ që e bëri telash krejt Kosovën

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, pas paralajmërimeve të zyrtarëve amerikanë, ka thënë se taksa 100 për qind duhet të pezullohet. Por, dikur Hoxhaj nuk hezitonte të deklaronte se ideja e taksës ishte e tij – raporton Periskopi. Me t’u përballur me presionin amerikan për çështjen e taksës, zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj zmbrapset nga përpjekjet […]

Me t’u përballur me presionin amerikan për çështjen e taksës, zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj zmbrapset nga përpjekjet për t’i marrë meritat për taksën.

Ai, shfaqet në rolin e frikacakut – kur bëhet fjalë për mbrojtjen e një ideje, që dikur zëshëm e mbronte si të tijën.

Sipas Hoxhajt, tani taksa 100 për qind duhet pezulluar pasi një gjë të tillë po e kërkojnë delegacioni amerikan që erdhi për vizitë në Kosovë.

Bëhet fjalë për drejtorin për Çështje Evropiane në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, John Erath, si dhe drejtori për Ballkanin në Këshillin Kombëtar të Sigurisë, Brad Berkley, të cilët zhvilluan takime me zyrtarët më të lartë shtetëror, në përpjekje për t’i bindur ata për pezullimin e vendimit për taksën, në mënyrë që të vazhdojë dialogu në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë.

Hoxhaj si pretekst për pezullim të taksës tani përdor vizitën e zyrtarëve amerikanë, të cilët sipas tij, përçuan një mesazh të tillë se nuk ka vit më historik me mundësi më të madhe për arritjen e një marrëveshje finale mes Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e BE’së.

Madje, në një intervistë në RTV 21, ai theksoi se presidenti serb, Aleksandër Vuçiq u ka thënë amerikanëve dhe evropianëve, se ai është i gatshëm ta njoh Kosovën si shtet.

“Presidenti serb u ka thënë amerikanëve e evropianëve se marrëveshja finale duhet të përfshijë njohje të ndërsjellët”, ka thënë Hoxhaj.

Por, Hoxhaj dikur rrihte gjoks për vendosjen e taksës.

Ide ekskluzive të tij dhe të kryetarit të partisë [PDK], Kadri Veselit, e pati quajtur Enver Hoxhaj taksën ndaj produkteve serbe dhe boshnjake që Qeveria Haradinaj e vendosi si kundërpërgjigje për luftën diplomatike të Serbisë.

“Taksa nuk është vendosur me idenë që Serbia të njohë Kosovën. Unë jam ai që kam dhënë idenë për vënie e taksës.  Ideja është përkrahur nga kryeministri Haradinaj dhe nga kryetari Veseli”, kishte thënë Hoxhaj me t’u marr vendimi për vendosjen e taksës.

Por, me të nisur kritikat e ndërkombëtarëve, siç janë zyrtarë amerikanë e evropianë, Hoxhaj u hesht.

Ai më nuk e mbron idenë e kësaj takse, e cila po pengon procesin e dialogut.

Madje, përfaqësues të partisë së tij ishin të parët që propozuan pezullimin e saj.

Muaj më parë Periskopi pati raportuar se si Hoxhaj merrte meritat për taksën ndaj produkteve serbe, të cilat i kishte promovuar në Panairin e Bizneseve që ishte mbajtur vitin e kaluar në Kosovë, ku kishte shijuar rakinë serbe së bashku me kryetarin e Odës Ekonomike të Serbisë./PERISKOPI

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?