Hoxhaj e Pajaziti flasin për Periskopin: S’do të ketë as mbledhje të Kryesisë as diskutim për rrëzim të Qeverisë

Para pak çastesh në media filloi të raportohet se Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës do të mblidhet sonte nga ora 22:00, ku do të diskutohej për çështjen e taksës dhe fatin e koalicionit qeverisës. Për këtë çështje, për Periskopin flasin nënkryetari i kësaj partie, Enver Hoxhaj dhe anëtari i Kryesisë, Zenun Pajaziti… Para pak […]
Para pak çastesh në disa prej medieve filloi të raportohet për mbledhje të papritur të Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës.
Por, kjo gjë është demantuar nga nënkryetari i partisë, Enver Hoxhaj dhe anëtari i Kryesisë Zenun Pajaziti.
I pyetur nga Periskopi nëse sonte do të ketë mbledhje të Kryesisë së Partisë, Pajaziti ka mbetur i habitur.
“Unë jam në shtëpi dhe nuk kam asnjë informatë se sonte do të ketë mbledhje”, ka thënë Pajaziti për Periskopin.
Të njëjtën gjë, Periskopit ia ka konfirmuar edhe nënkryetari i kësaj partie, Enver Hoxhaj.
Hoxhaj ka thënë për Periskopin se nuk do të ketë asnjë mbledhje të Kryesisë së partisë sonte.
Mospajtimet e partnerëve të koalicionit qeverisës për çështjen e taksës 100 për qind ndaj produkteve serbe dhe boshnjake ngritën dyshime për përçarje të thella të koalicionit.
Përveç partisë së kryeministrit Ramush Haradinaj, anëtarët e tjerë të koalicionit qeverisës, nisur nga PDK, kanë kërkuar pezullimin e kësaj takse, pas presionit amerikan.
Periskopi ishte mediumi i parë që raportoi sanksionet e Amerikës ndaj Kosovës për shkak të pa-dëgjueshmërisë për pezullimin e taksës që ka bllokuar dialogun me Serbinë./PERISKOPI












