Hoti: Vetëm zgjedhjet e reja e nxjerrin Kosovën nga kaosi që e ka shkaktuar koalicioni PAN

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se Ligji për dialog është anti kushtetues dhe se ai do të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese “Ndërkaq, platforma është jo ligjore pasi bazohet në një ligj që nuk është në fuqi. Dialogu duhet të bazohet vetëm në Kushtetutë dhe duhet të udhëhiqet vetëm nga Kryeministri […]
“Ndërkaq, platforma është jo ligjore pasi bazohet në një ligj që nuk është në fuqi. Dialogu duhet të bazohet vetëm në Kushtetutë dhe duhet të udhëhiqet vetëm nga Kryeministri i një Qeverie që është legjitime”.
“Vetëm zgjedhjet e reja e nxjerrin Kosovën nga kaosi institucional që e ka futur koalicioni PAN me ndihmën e PSD-së, dhe e ndërprenë këtë qeverisje të dëmshme e jo demokratike”, ka shkruar Hoti në rrjetin social Facebook.












