Hoti thotë se tash qytetarët po frikësohen nga dialogu: Në Rambuje e Vjenë u dialogua pa frikë

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së Avdullahu Hoti, ka thënë qyetarët po i frikësohen dialogut të Kosovës me Serbinë. Përmes një statusi në Facebook, Hoti tha se frika e qytetarëve vjen nga mungesa e besimit në lidershipin institucional të Kosovës, në veçanti në Presidentin dhe ekipin dialogues. “Kosova ka dialoguar në Rambuje dhe Vjenë pa […]
Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së Avdullahu Hoti, ka thënë qyetarët po i frikësohen dialogut të Kosovës me Serbinë.
Përmes një statusi në Facebook, Hoti tha se frika e qytetarëve vjen nga mungesa e besimit në lidershipin institucional të Kosovës, në veçanti në Presidentin dhe ekipin dialogues.
“Kosova ka dialoguar në Rambuje dhe Vjenë pa frikë, sepse i ka besuar lidershipit të vetë dhe partnerëve ndërkombëtarë.
Por, sot ekziston frika tek qytetarët nga dialogu. Jo frikë nga partnerët tanë, sepse ata e kanë bërë të qartë se Kosova vendos vetë se çfarë marrëveshje do të nënshkruajë. Por, frika e qytetarëve vjen nga mungesa e besimit në lidershipin institucional të Kosovës, në veçanti në Presidentin dhe ekipin dialogues”, ka shkruar më tej Hoti.












