Hetimet për vrasjen e Ivanoviqit çojnë te ish-punëtorja e partisë që ishte në zyrë

Hetimet për vrasjen e Ivanoviqit çojnë te ish-punëtorja e partisë që ishte në zyrë

Shumë akuza në drejtim të institucioneve të drejtësisë, kishin bërë njerëzit e partisë së Oliver Ivanoviqit për vrasjen e liderit të partisë Iniciativa Qytetare. Por, tashmë edhe zyrtarë të partisë së tij janë duke u hetuar si të dyshuar në vrasjen e Ivanoviqit. Prokuroria ka nisur hetimet për Silva Arsoviqin, e cila punon si administratore […]

Por, tashmë edhe zyrtarë të partisë së tij janë duke u hetuar si të dyshuar në vrasjen e Ivanoviqit.

Prokuroria ka nisur hetimet për Silva Arsoviqin, e cila punon si administratore në zyrat e SDP-së, raporton KTV.

Arsoviqi, sipas Prokurorisë, dyshohet se kishte qenë afër kamerave të sigurisë në këtë parti, të cilat nuk kishin funksionuar pikërisht në momentin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit.

Prokurori, i cili po heton rastin, në të cilin i dyshuar kryesor është nënkryetari i Listës Serbe Milan Radojçiq, thotë se ka pranuar një ftesë nga avokati i tij për ta intervistuar në Serbi, por që ai këtë nuk e ka pranuar.

Hoxha insiston se intervistimi i Radojiçiqit dhe gjithë të dyshuarve për vrasjen do të bëhet në zyrat e Prokurorisë Speciale.

Përkundër kërkesave drejtuar autoriteteve në Serbi, që të japin qasje në bisedat dhe telefonatat e Ivanoviqit para vrasjes, Prokurorisë në Kosovë i janë dhënë vetëm numrat të cilët i ka përdorur ai.

KTV-ja ka tentuar të marrë një përgjigje nga nënkryetarja e Iniciativës Qytetare, Ksenija Bozhoviq, për hetimet që ka nisur Prokuroria për një punëtore të kësaj partie, por ajo nuk është përgjigjur.

Përgjigje nuk kanë dhënë as Prokuroria e Ministria e Drejtësisë në Beograd.

Por, Milan Radojiçiq, që vazhdon të kërkohet nga Prokuroria në Kosovë, lirshëm vazhdon aktivitetin në Beograd, ku është zgjedhur edhe kryetar i Federatës së Futbollit për Kosovë.

Ditëve të fundit, janë dy krerët më të lartë të shtetit të cilët kanë akuzuar njërin-tjetrin për takimet që kishin me të dyshuarin për vrasjen e Oliver Ivanoviqit.

Derisa presidenti Hashim Thaçi tha se dëboi nga Kosova mikun e kryeministrit Ramush Haradinaj, ky i fundit deklaroi se me Milan Radojiçiqin u takua bashkë me Thaçin në zyrën e tij.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?