Haziri kërkoi rrëzimin e Haradinajt, sot e pret në Gjilan e thotë se ka mirëkuptim për qëndrimet e tij

Një ditë më parë Lutfi Haziri ia përmendi rrëzimin Ramush Haradinajt për shkak të refuzimit për ta hequr taksën. Të hënën kreu i Qeverisë shkoi në Gjilan ku tha se taksa do të mbetet dhe do të gjendet mënyra për vazhdimin e dialogut. E Haziri në praninë e kryeministrit nuk përmendi mundësinë e rënies së […]
I pari i Qeverisë Ramush Haradinaj dhe nënkryetari i LDK’së, e kryetari I Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri sot nga Anamorava folën për idenë për shkëmbim të territoreve e taksën për produktet serbe e boshnjake, duke ja bërë të ditur njëri-tjetrit se qëndrimet e tyre vazhdojë të qëndrojnë të kundërta.
Ishte i pari, kryeministri i Haradinaj që tha pas takimin me Hazirin se me një delegacion të Qeverisë në Gjilan, i biseduam disa tema, duke konfirmuar se do të bashkëpunojnë në temat që lidhen me zhvillimin ekonomik.
Nënkryetari i LDK’së, e i pari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri e përmendi edhe njëherë idenë e tij që për territoret duke thënë se të njejtën e kishte dhënë në vitin 2011.
“Qëndrimi im është i njohur por unë jam sot me i prit edhe me i vendos listën e prioriteve të komunës, edhe kryeminsitri edhe kryetari i LDK’së kanë treguar gjithmonë mirëkuptimin politik për qëndrimin tim që është riakualizu në 2011 është një kauzë që unë e besoj por qëndrimin e LDK’së ndaj të cilit uë jam lojal ju e dini Kosova në raport me dialgoun mbetet e paprekshme”, tha Haziri duke përfunuar se janë pro vazhdimit të dialogut.
“Të gjithë jemi për dialog për mënyrën se si me zhvillu dialgun kemi dallime besoj që edhe me rolin e kryeministrit edhe me kryetarit të LDK do të gjendet një mënyrë për t’I tejkaluar këto gjëra”, përfundoi ai.












