Haradinaj – Vuçiqit: Nuk e sulmojmë veriun tonë, nëse vini në kufi – aty na gjeni

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj nga Deçani iu është përgjigjur deklaratave të presidentit serb, Aleksandër Vuçiq se Kosova po përgatitet me sulmu Veriun e Mitrovicës – raporton Periskopi. Haradinaj ka thënë se Kosova nuk do ta sulmojë as veriun, as jugun e vendit tonë e as askënd tjetër. Por, pati një porosi të qartë për […]
Haradinaj ka thënë se Kosova nuk do ta sulmojë as veriun, as jugun e vendit tonë e as askënd tjetër.
Por, pati një porosi të qartë për Vuçiqin.
“Nuk e sulmojmë Veriun, as jugun e vendit tonë, as kërkon. Por, kush i prek kufijtë e Kosovës, na gjen në kufi. Duyhet të jemi të sinqertë”, ka thënë Haradinaj.
Ndryshe, presidenti i Sebisë Aleksandër Vuçiq sot ka deklaruar se Kosova me akuzat ndaj nënkryetarit të Listës Serbe Milan Radoiçiqi po e dëshiron dobësimin e mbrojtjes serbe për veriun e Kosovës.
Vuçiq në RTS, duke komentuar deklaratën e presidentit të Kosovës Hashim Thaçi se e ka dëbuar Radoiçiqin, ka thënë se në Kosovë është e ditur se Radoiçiq është njëri nga personat kryesorë në atë rajon dhe ka shtuar se “tash në Prishtinë po e presin momentin e volitshëm për ta sulmuar veriun e Kosovës”.
Ka shtuar se është i kënaqur që Serbia nuk ka rënë në kurthet e provokimeve të rrjeteve agjenturore.
Vuçiq ka potencuar se njëri nga kryesorët e një agjencie informative perëndimore i ka kumtuar se është bërë përpjekje inskenimi i rasti me gënjeshtrën e hapët se Radoiçiqi është vrasës.
“Ende s’e kemi fletë arrestin e kuq, assesi të marrim ndonjë gjë”, citohet të ketë thënë Vuçiq./PERISKOPI












