Haradinaj: Ushtria e Kosovës nuk do të përdoret kundër popullit, as në jug as në veri

Kryeministri i Kosovës, në fjalimin e tij në ceremoninë e FSK’së për nder të Epopesë së UÇK’së, ka thënë se Ushtria e Kosovës nuk do të përdoret kundër popullit të Kosovës – raporton Periskopi. Haradinaj ka thënë se Ushtria nuk do të përdoret kundër askujt, në jug as në veri. Ai ka thënë se në […]
Haradinaj ka thënë se Ushtria nuk do të përdoret kundër askujt, në jug as në veri.
Ai ka thënë se në bashkëpunim me ndërkombëtarët do ta bëjnë Kosovën ashtu siç e deshën të parët.
“Sot këtu ritakohen të gjithë brezat çlirimtarë të Kosovës. Ushtria e Kosovës nuk do të përdoret kundër popullit të Kosovës, as në jug as në veri. Në bashkëpunim me ndërkombëtarët, do ta bëjmë Kosovën ashtu siç e deshën të parën. Nderi dhe lavdëria e çdo ushtrie është në doktrinën e tyre. Doktrina jonë është e lirisë”, ka thënë Haradinaj./PERISKOPI












