Haradinaj – Thaçit: S’ka ma budallë, hilet me kufij ua kemi mësuar nga Demarkacioni me Malin e Zi

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj nga Deçani sërish i ka çuar selam presidentit Hashim Thaçi për çështjen e kufijve – raporton Periskopi. Haradinaj ka thënë se Kosova për çështjen e kufijve ka gabuar rëndë me Malin e Zi dhe se nuk do të lejojë që të përsëritet edhe me Serbinë i njëjti skenar. Ai i […]
Haradinaj ka thënë se Kosova për çështjen e kufijve ka gabuar rëndë me Malin e Zi dhe se nuk do të lejojë që të përsëritet edhe me Serbinë i njëjti skenar.
Ai i ka thënë presidentit Thaçi që të mos mendon se mund ta mashtrojë popullin e Kosovës me terme si ‘korrigjim i lehtë’, pasi sipas tij dihet se me Serbinë nuk mund të ketë korrigjim të lehtë të kufijve.
“Me i ruajt kufijtë e Kosovës, ju garantoj se nuk ka kush me i prek. Ia kemi parë hajrin korrigjimit me Malin e Zi, e tash i dimë hilet. S’mundet ma kërkUsh me na lujt lojën, as të korrigjimit, as të ndarjes e askujt tjetër. I kemi në pikëpyetje 10 mijë hektarë. Vija kufitare me Serbinë s’mund të korrigjohet lehtë. Thaçi mos të mendon që e mashtron Kosovën me korrigjim të lehtë. Nuk ka budalla ma. Niher na kanë befasu, ma s’ka qysh ka ndodh me Malin e Zi”, ka thënë Haradinaj në Kuvendin zgjedhor të AAK’së në Deçan.
Tutje, ai ka thënë se assesi nuk do të lejojë formimin e Zajednicës në Kosovë.
“Nuk do të ketë Republikë të Dodikut në Kosovë. Në fillim kanë menduar që janë fjalë, por nuk është një njeri që e ndal këtë, por është e drejtë e një populli. Nuk do të ketë Zajednicë në Kosovë”, shtoi Haradinaj.
Tutje ai foli edhe për Ushtrinë e Kosovës, të cilën e quajti Ushtri të NATO’s. /PERISKOPI












