Haradinaj takon delegacionin nga BE’ja: E konfirmuan se kemi përmbushur gjitha kushtet për vizat

Kryeministri Ramush Haradinaj sot ka pritur në takim delegacionin nga Parlamenti Evropian, kryesuar nga David McAllister. Kryeministri tregon se ka falënderuar ata për dhëninen e dritës jeshile për vizat, ndërkohë thotë se pret të merret vendimi meritor. Ja postimi i plotë: Në takim me delegacionin e Komitetit për Punë të Jashtme të Parlamentit Europian, […]
Kryeministri tregon se ka falënderuar ata për dhëninen e dritës jeshile për vizat, ndërkohë thotë se pret të merret vendimi meritor.
Ja postimi i plotë:
Në takim me delegacionin e Komitetit për Punë të Jashtme të Parlamentit Europian, udhëhequr nga kryesuesi, David McAllister, i falënderova për mbështetjen e vazhdueshme për perspektivën europiane të Kosovës dhe për dhënien e dritës jeshile për liberalizimin e vizave. Pasi që Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret e kërkuara në këtë proces, që u rikonfirmua edhe sot nga kryesuesi David McAllister, me të drejt pret që të merret vendimi meritor në kohë optimale për lëvizjen e lirë të qytetarëve të saj. Në kuadër të takimit, i informova eurodeputetët për fuqizimin e rendit dhe ligjit, dhe reformat e suksesshme shtetërore, që i sigurojnë Kosovës rrugëtim të sigurtë drejt integrimit në familjen europiane.












