Haradinaj sot nuk e përmendi njohjen si kusht për heqje të taksës, thotë se është për pezullim

“Unë kam thënë se jam për pezullim, por pasi të shohim marrëveshjen se çka përmban, dhe jemi të sigurt në këtë marrëveshje e pezullojmë. Por nuk e pezullojmë sa për turizëm”, ka thënë kryeministri Haradinaj. Kryeministri Ramush Haradinaj në një paraqitje para mediave ka akuzuar Presidentin Hashim Thaçi se e ka orkestruar presionin diplomatik ndaj […]
Kryeministri Ramush Haradinaj në një paraqitje para mediave ka akuzuar Presidentin Hashim Thaçi se e ka orkestruar presionin diplomatik ndaj tij për heqjen e taksës. Ndërkohë, përveç Thaçit, Haradinaj ka akuzuar edhe partnerët e tij të koalicionit, Kadri Veselin si dhe Fatmir Limajn se kanë ndryshuar qëndrim rreth taksës.
Mirëpo, është ineteresant fakti se kësaj radhe, kryeministri nuk e përmend njohjen nga Serbia, por thotë se ‘ai është për pezullim të taksës, por pasi ta shohim marrëveshjen”, shkruan Periskopi.
“Unë kam thënë se jam për pezullim, por pasi të shohim marrëveshjen se çka përmban, dhe jemi të sigurt në këtë marrëveshje e pezullojmë. Por nuk e pezullojmë sa për turizëm”, ka thënë kryeministri Haradinaj.
Deklarata e plotë e kryeministrit:
“Krejt këto janë produkt i Prishtinës, i politikanëve të Prishtinës. Yryshi i tyre me shku e me iu thanë që rritne presionin se ka me u heq taksa, sepse kanë hyrë në ndonjë obligim me Vuçiqin, dhe po dojnë me na qit para aktit të kryer. Presidenti Thaçi, njerëzit rreth tij, dhe ata që kanë hek dorë kaq shpejtë prej taksës, të gjithë e bojnë këtë me idenë që me u zbatu një projekt që mundet me qenë i dëmshëm. Unë habitna edhe në Isa Mustafën, edhe në Thacin, Veselin, e Limajn. Pse kaq shpejt me i pranu kushtet e Serbisë, qysh na me shku me kushte në tavolinë. Unë kam thënë se jam për pezullim, por pasi të shohim marrëveshjen se çka përmban, dhe jemi të sigurt në këtë marrëveshje e pezullojmë. Por nuk e pezullojmë sa për turizëm”/Periskopi/












