Haradinaj: Radojiçiqin e kam takuar në zyrën e presidentit Thaçi

Ramush Haradinaj ka folur edhe për raportet e tij me presidentin Hashim Thaçi, duke thënë se përçarja për taksën ndaj Serbisë po paraqet probleme dhe mos unifikim ndërmjet faktorit politik të brendshëm. Ndërkaq për bashkëpunimin me nënkryetarin e Listës Serbe, Milan Radojiçiq, Haradinaj tha se nuk i ka dëgjuar komentet e presidentit në Tiranë. “Do […]

Ndërkaq për bashkëpunimin me nënkryetarin e Listës Serbe, Milan Radojiçiq, Haradinaj tha se nuk i ka dëgjuar komentet e presidentit në Tiranë.

“Do të ruhem në deklarata politike sikur rasti i Radojiçiqit ngaqë është në proces gjyqësor. Kam bashkëpunuar me Radojiçiqin sikur me ish-ministrin Rikallo. Dua të kujtoj se së bashku me presidentin Thaçi në zyrën e presidentit e kam takuar Radojiçiqin”, tha Haradinaj.

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj gjatë mbledhjes së Qeverisë, ka thënë se Platforma për dialogun me Serbinë shumë shpejt mund të sillet për votim në Kuvend.

“Platformën për dialog mund të ndodhë ta kemi së shpejti për votim në parlament. Mund të ndodhë që do të ftoj një seancë të jashtëzakonshme për platformën, mirëpo për këtë jemi në konsultime me spektrin politik dhe kryeparlamentarin Veseli”, ka thënë Haradinaj, shkruan televizioni publik.

Ai ka bërë të ditur se për nesër kanë ftuar një seancë solemne në orën 15:30 lidhur me Epopenë e UÇK-së dhe familjen Jashari.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?