Haradinaj premton përkrahje për kompaninë që iu shkelë të drejtat e punëtorëve

Rrjeti i marketeve “Viva Fresh Store” ka qenë i përfshirë në skandale të shumta, për të cilat ka raportuar vazhdimisht Periskopi. Shkelja e të drejtave të punëtorëve, shitja e produkteve me afat të skaduar, mashtrimi i konsumatorëve janë vetëm disa nga skandalet që kanë dalë nga kjo kompani. Por pavarësisht kësaj, kryeministri Ramush Haradinaj, e […]
Shkelja e të drejtave të punëtorëve, shitja e produkteve me afat të skaduar, mashtrimi i konsumatorëve janë vetëm disa nga skandalet që kanë dalë nga kjo kompani.
Por pavarësisht kësaj, kryeministri Ramush Haradinaj, e ka lavdëruar këtë kompani, duke e quajtur si e para në Kosovë, gjatë një vizite në Qendrën Logjistike të Viva Fresh Store.
Madje, Haradinaj e ka quajtur si brend të besueshëm për konsumatorët, por Periskopi ka raportuar për disa raste në të cilat në këto markete është shitur mish i prishur.
E këtë gjë e kanë pranuar edhe vetë stafi i Viva Fresh Store.
Por pavarësisht kësaj, Haradinaj e ka lavdëruar, e madje ka ofruar edhe përkrahje për këtë indsutri.
“Vizitë pune në Qendrën logjistike dhe distribuive të Viva Fresh, e para në Kosovë dhe konkurrentë i fortë edhe për rajon. Me mbi 3 mijë të punësuar dhe afër 1 mijë të tjerë të angazhuar, me rreth 60 pika shitëse, kjo kompani është bërë brend i njohur i Kosovës dhe i besueshëm për konsumatorët.
I lumtur me lajmin që rreth 30 për qind e produkteve janë vendore dhe se tani pas taksës kërkesa për prodhuesit vendor është rritë 100 për qind. Industri si kjo, janë premtuese për rritjen e numrit të të punësuarve, zhvillimit ekonomik dhe stimulimit të prodhimit vendor dhe ndihma e Qeverisë nuk do të mungojë”, ka shkruar Haradinaj./PERISKOPI/












