Haradinaj për Thaçin: I ka bërë shumë dëm Kosovës me idetë e tij për ndarje

Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë të premten se presidenti Hashim Thaçi i ka bërë dëme të mëdha Kosovës, me përcaktimin e tij për t’i vënë kufijtë e shtetit në dialogun me Serbinë. Qëndrimin e ka shprehur pas akademisë përkujtimore të organizuar në Prishtinë, për akademikun Idriz Ajeti. “Presidenti i ka bo dëme të mëdha vendit […]
Qëndrimin e ka shprehur pas akademisë përkujtimore të organizuar në Prishtinë, për akademikun Idriz Ajeti.
“Presidenti i ka bo dëme të mëdha vendit me idetë e tij lidhur me dialogun dhe me avancimet për ndarje të Kosovës”, ka thënë Haradinaj. “Pra, diskutimet e tij e kanë pru gjendjen ku jemi sot”.
Qëndrimin e ka shprehur, pasi është pyetur nëse ishte i qëndrueshëm konstatimi i kreut të shtetit se, me insistimin e tij, Haradinaj ka hequr dorë nga konferenca ndërkombëtare për Kosovën, një propozim që ishte vlerësuar se mund t’ia rihapte për negocim statusin Kosovës.
Ndërsa sot në Samitin e Diasporës në Tiranë, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se askush nuk mund të flas për territoret e Kosovës.
Ai ka thënë se ‘vetëm mbi trupin e tij mund të preket ndonjë milimetër e Kosovës”, përcjell Periskopi.
“Edhe propozuesit për konferencë ndërkombëtare, e kam këshilluar të heq dorë dhe ka hequr dorë. Kërkohet nga ju zgjim që t’I ndërpreni këto ide që nuk janë në interest ë kombit. Shkëmbimi I territorit kurrë nuk do të ndodh. Për shkëmbim territoresh kanë folur edhe më herët. Atë që dua të theksoj edhe kjo, shkëmbimi i territoreve është Pazar, nuk do të lejoj . Ndarja e Kosovës, pa shkelur mbi trupin tim, nuk guxon askush ta prekë një milimetër të Kosovës. Askush nuk mund ta prekë as ta cënojë .Ata që flasin sot, janë miqt e Millosheviqit, që i ka ndihmuar Millosheviqit dhe Radojciqit”, ka thënë ai, përcjell Periskopi.












