Haradinaj: Me hapjen e kufijve, hapet 17 shkurti, arritja jonë më e madhe

I ftuar në emisionin Përballë të RTSH-së, kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka thënë se nëse do të ndryshoheshin kufijtë e Kosovës, do të cenohej Pavarësia e Kosovës, raporton Periskopi. “Në ballkan nuk ka kufij perfekt dhe lëvizja e tyre është e rrezikshme. Hapja e tyre nuk garanton qëndrueshmëri, se me hapjen e kufijve ne […]
“Në ballkan nuk ka kufij perfekt dhe lëvizja e tyre është e rrezikshme. Hapja e tyre nuk garanton qëndrueshmëri, se me hapjen e kufijve ne e hapim 17 shkurtin, arrtijen tonë më të madhe. Nuk na garanton askush se hapja e kufijve është në dobi të shqiptarëve”, ka thënë Haradinaj.
“Marrëdhënet diplomatike nënkupton një etapë të re Kosovë-Serbi, është një lloj falje, e për ne nuk është aq e lehtë, dhe për ne kjo e ka kompromisin, është kompromis i madh, i dhimbjes”, ka shtuar ai.
Tutje, ai ka thënë se edhe Serbia ka interes a njohë Kosovën.
“Serbia nuk mund të ecë në asnjë proces drejt integrimit të BE-së pa e njohur Kosovën. Ky është kushti kryesor”, ka thënë Haradinaj./Periskopi/












