Haradinaj: Ky është viti i ekonomisë në Kosovë

Vizitën nëpër fabrikat e Gjilanit, kryeministri Ramush Haradinaj e ka përmbyllur me një drekë në një nga restaurantet më luksoze të Gjilanit, me ç’rast është takuar me më shumë se 50 përfaqësues të bizneseve në Gjilan. Me këtë rast, Haradinaj ka thënë se ky vit është i ekonomisë në Kosovë, shkruan Periskopi. “Kosova ka shënuar […]
Me këtë rast, Haradinaj ka thënë se ky vit është i ekonomisë në Kosovë, shkruan Periskopi.
“Kosova ka shënuar rritjen më te madhe ekonomike në regjion dhe ka politikën më të mirë fiskale, derisa ligjet e reja tatimore që presin miratim nga Kuvendi do të ofrojnë kushte të favorshme të të bërit biznes. Ky është vit i ekonomisë dhe përkrahja e prodhimit dhe bizneseve vendore do të vazhdojë të mbetet agjendë e çdoditshme e Qeverisë”, ka thënë ai.
Me këtë rast, Haradinaj ka thënë se ka marrë kërkesat e biznesmenëve, për të cilat ka thënë se do t’i përdorë për krijimin e politikave zhvillimore.
“Vizitën në këtë Komunë e përmbyllëm me një drekë pune me përfaqësuesit e mbi 50 bizneseve nga kjo anë. Dëgjova me vëmendje brengat dhe kërkesat e tyre, të cilat do të na ndihmojnë në krijimin e politikave të duhura zhvillimore, që Kosovën ta bëjmë vendin më joshës për biznes në regjion”, ka thënë Haradinaj./PERISKOPI/












