Haradinaj: Kosova asnjëherë nuk i vuri kushte Serbisë

Deputeti i AAK-së Daut Haradinaj tha sot në seancë se për herë të parë e kanë një platformë dhe një ligj që iu jep kompetenca delegacionit për bisedime. Sipas tij nëse Serbia vendos kushte për dialogun atëherë duhet edhe Kosova t’i ketë kushtet e veta. “Po bëhet një presion shumë i madh për taksën, ndërsa […]
Sipas tij nëse Serbia vendos kushte për dialogun atëherë duhet edhe Kosova t’i ketë kushtet e veta.
“Po bëhet një presion shumë i madh për taksën, ndërsa Kosova nuk e qiti kusht dosjen e të zhdukurve. Kosova nuk qiti kusht kush e bëri krimin në rastin ‘Panda’ në Pejë. Si rezultat i krejt kësaj ne e kemi platformën ku e kemi detyrat e delegacionit. Edhe delegacioni i Kosovës duhet të fillojë ta ngrit zërin ndaj Serbisë, nëse ata na qesin kushte duhet edhe ne”, tha Haradinaj.
Ndryshe seanca për platformën për dialogun po zhvillohet pa praninë e partive opozitare LDK-së dhe Vetëvendosjes.












