Haradinaj: Amerika mundet me çu Bondsteel’in edhe në Serbi

Kryeministri i Kosovës sërish ka folur për paralajmërimet se Shtetet e Bashkuara të Amerikës mund të largojnë bazën ushtarake në Bondsteel, nëse nuk hiqet taksa 100 për qind ndaj produkteve serbe e boshnjake – raporton Periskopi. Haradinaj ka thënë se Amerika mund të marrë vendim për heqjen e bazës ushtarake, por jo për shkak të […]
Haradinaj ka thënë se Amerika mund të marrë vendim për heqjen e bazës ushtarake, por jo për shkak të taksës.
Andaj, Haradinaj kërkoi që të bëhen thashetheme për këtë çështje.
Haradinaj nga Deçani deklaroi se çdo shtëpi në Kosovë, është shtëpi e ushtarëve të Amerikës.
“Bondsteel është bazë ushtarake të Amerikës në Botë. Amerika nuk operon veç në Kosovë, e në Ballkan, por gjithkah. Pak sekonda i vyen me heq bazën. Amerika me planet e veta mundet me heq BondSteelin dhe kjo nuk është çudi. Mundet me pru një bazë tjetër. Nashta vjen dita me qu Bondsteelin në Serbi, ama mos boni thashetheme se shkaku i taksës hiqet Bondsteel’i. Ne duam që të mbetet Bondsteel. Çdo shpi e Kosovës është shtëpi e ushtarëve të Amerikës. Ata janë si në shtëpi të tyre. Ju siguroj se asnjë veprim i yni nuk prish marrëdhënien me SHBA’në”, ka thënë Haradinaj tutje./PERISKOPI












