Halil Matoshi: Lutfi Haziri është një nga këshilltarët e Thaçit

Halil Matoshi: Lutfi Haziri është një nga këshilltarët e Thaçit

Halil Matoshi, këshilltari i kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar nënkryetarit të LDK-së, Lutfi Haziri, duke i thënë se është njëri nga ideatorët e cenimit të Kosovës së 17 shkurtit. Reagimi i tij erdhi pasi Haziri tha se qeveria do të bie bashkë me taksën. Matoshi ka thënë se Lutfi Haziri është njëri nga […]

Halil Matoshi, këshilltari i kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar nënkryetarit të LDK-së, Lutfi Haziri, duke i thënë se është njëri nga ideatorët e cenimit të Kosovës së 17 shkurtit.

Reagimi i tij erdhi pasi Haziri tha se qeveria do të bie bashkë me taksën.

Matoshi ka thënë se Lutfi Haziri është njëri nga këshilltarët e Presidentit Hashim Thaçi dhe sipas tij ai po flet për cenimin e integritetit territorial të Kosovës.

Postimi i plotë:

Lutfi Haziri, një nga ideatorët e cenimit të Kosovës së 17 shkurtit

Lutfi Hazirit po thotë se kjo Qeveri bjen bashkë me taksën!?

Qeveria mundet me ra në demokraci kurdo që mocioni përkrahet nga 61 vota në Kuvend, por vallë taksa ndaj produkteve të Serbisë pse iu ka pikë Lutës që të hiqet!???

Sepse, po e parandalon ndarjen e Kosovës, sipas hartave të tij turbofolk mentale!?

Lutfi Haziri është një nga këshilltarët e Presidentit Thaçi në këtë çështje, në turrin antikushtetues, për hapjën e çështjes së sovranitetit dhe integritetit territorial, të Republikës së Kosovës, në raport me Serbinë, për çka estabilishmenti serb u angazhu plot 11 vjet!?

Serbia bashk me Sputnik-un, me mjete politike dhe shumë para plot 11 vjet ndërtoi pozicionin e vet, se qysh t’i nxisë shqiptarët e Kosovës që mos t’i besojnë pavarësisë së shpallur më 17 shkurt dhe të konfirmuar nga GjND – pra t’i shtyjë që vet ata ta hapin 17 shkurtin!?

Qe eventualisht të shpërbëhet entiteti juridik-politik i quajtur shteti kosovar, në emër te do farë zgjidhjeve jonormative e kreative, që në thelb, e bëjnë Beogradin t’i fërkojë duart.

Luta, siç i thonë votuesit e tij, e ka çmistue ‘Shefin’, siç i thotë ai Presidentit për korrigjimin e kufirit dhe do të mbetët si një nder rrënuesit në tentativë të Kosovës së 17 shkurtit.

Ai paguhet nga taksat tona për një post kushtetues dhe retorika e tij bie ndesh ne atë Kushtetutë!?

Një ditë, dikush duhet me mbajtë përgjegjësi historike për ndërmarrje antikushtetuese (Neni 2.2).

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?