Hale nga Beogradi ia kërkon Kosovës heqjen e taksës: Dy vendet t’i ndalin provokimet

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq është takuar sot në Beograd me njeriun tretë të Departamentit amerikan të Shtetit, nënsekretarin për çështje politike David Hale. Tema kryesore e bisedimeve, siç njofton rts, ka qenë situata në Kosovës. Beogradit Hale, nesër pritet të vijë në Prishtinë. Sipas asaj që njofton transmetuesi publik serb, Hale në bisedë me […]
Beogradit Hale, nesër pritet të vijë në Prishtinë.
Sipas asaj që njofton transmetuesi publik serb, Hale në bisedë me Vuçiq ka kërkuar heqjen e taksës që Kosova e ka vënë ndaj mallrave serbe.
Hale ka ftuar gjithashtu edhe për ndalimin e provokimeve dypalëshe dhe vazhdimin e dialogut, ka njoftuar Ambasada amerikane në Beograd përmes Twitterit.
“SHBA-ja fton për ndërprerjen e taksës, ndalimin e provokimeve nga të dy palët dhe vazhdim e dialogut. Nënsekretari Hale në bisedë me kryetarin ka theksuar se SHBA-ja vlerëson partneritetin me Serbinë dhe dëshiron të ndërtojë marrëdhënie edhe më të fuqishme me të”, thuhet në Twiter.












