Haiziri – Matoshit: S’të merr seriozisht as Haradinaj

Haiziri – Matoshit: S’të merr seriozisht as Haradinaj

Përplasjet mes Lutfi Hazirit dhe Halil Matoshit po vazhdojnë. Gjithçka filloi kur Haziri tha se taksa do të bjerë bashkë me qeverinë, me ç’rast Halil Matoshi e quajti këshilltar të Thaçit. E, Haziri ka reaguar menjëherë ndaj akuzave të Matoshit, në natën e së dielës. Duke folur për Gazetën Express, Haziri ka thënë se Matoshin […]

Gjithçka filloi kur Haziri tha se taksa do të bjerë bashkë me qeverinë, me ç’rast Halil Matoshi e quajti këshilltar të Thaçit.

E, Haziri ka reaguar menjëherë ndaj akuzave të Matoshit, në natën e së dielës. Duke folur për Gazetën Express, Haziri ka thënë se Matoshin nuk e merr seriozisht as shefi i tij.

“Halil Matoshin nuk e marrin serioz as ish kolegët e tij në media, e as shefi aktual i tij. Ai është njëri prej njerëzve ma jokonsistentë në qëndrime në jetën publike”, ka thënë Haziri.

“Është munduar të bëjë emër duke qenë herë rugovist, e herë antirugovist, herë militant i Hashim Thaçit e herë kinse kritikues i tij”, është shprehur Haziri.

“Herë pas here, ka dalë edhe kundër Veton Surroit, derisa i shkoi në përqafim në ORA”, ka kujtuar Haziri.

“Tek ma vonë, nisi të thotë që veç LDK është partia që e ruan shtetin, por i shkoi në ‘përqafim’ Ramush Haradinajt”, ka thënë Haziri, duke folur për Gazetën Express.

“Çka të them më shumë për të dhe kush e merr për serioz?!”, ka shtuar Haziri më tej.

“Njëmend, Halil, unë jam akuzuar një herë edhe për ndryshim të kufirit, edhe për terrorizëm bile! Po ta përsëris që e drejta e shqiptarëve të Kosovës Lindore është kauzë, është përpjekje për liri e bashkim. Për fund, Halil mos harro që me votat e presidentit dhe të partisë së tij je në Zyre të Kryeministrit!”, ka thënë nënkryetari i LDK’së, duke iu drejtuar drejtpërdrejt këshilltarit të Haradinajt.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?