Guaido do të rikthehet në Venezuelë e të bëjë thirrje për protesta

Udhëheqësi i opozitës në Venezuelë, Juan Guaido, ka thënë se do të kthehet në shtëpi pas një vizite në Ekuador dhe do të bëjë thirrje për protesta të reja javën e ardhshme kundër presidentit Nicolas Maduro, qeveria e të cilit e kishte ndaluar atë të udhëtojë jashtë vendit. Guaido ka kaluar disa ditë duke lëvizur […]
Guaido ka kaluar disa ditë duke lëvizur nëpër vendet e Amerikës Latine në kërkim të mbështetjes për fushatën e tij për të formuar një qeveri në tranzicion dhe për të rrëzuar Maduro-n, të cilin ai e denoncon si një uzurpator të paligjshëm.
Ai vizitoi Brazilin, Argjentinën dhe Paraguain pasi ishte larguar nga Venezuela javën e kaluar për në Kolumbi, për të koordinuar përpjekjet për të dërguar ndihma humanitare në vendin e tij. Megjithatë, trupat besnike ndaj Maduro-s bllokuan një kamionë ndihmash dhe e kthyen mbrapa.
Kthimin në Venezuelë Guaido e bëri të ditur përmes një konference, ndërsa koha e saktë nuk dihet.












