Gratë e bardha po shfrytëzojnë seksualisht burrat e zinj

Do të flas për diçka që, deri tash, e kam mbajtur për vete. Është e habitshme, se e konsideroj veten si shkrimtar me ndershmëri ekstreme, dhe mundohem ta zbatoj atë ndershmëri ekstreme edhe në jetën reale. E megjithatë, as tash, nuk kam sigurinë e duhur. Kam folur për një gjë të tillë veç me disa […]
Do të flas për diçka që, deri tash, e kam mbajtur për vete. Është e habitshme, se e konsideroj veten si shkrimtar me ndershmëri ekstreme, dhe mundohem ta zbatoj atë ndershmëri ekstreme edhe në jetën reale. E megjithatë, as tash, nuk kam sigurinë e duhur.
Kam folur për një gjë të tillë veç me disa shokë të mi, por kaq. Kurrë s’ia kam përmendur asnjë gruaje.
Disa dekada më përpara, kur sapo nisa të bëhesha shkrimtar i botuar, po diskutoja për projekte me kompani të ndryshme. Në njërën prej tyre, kisha punë me një burrë të bardhë, dhe, kur ai u largua, më dërguan te dikush tjetër, një grua e bardhë. Ndihesha shumë mirë që po më merrnin seriozisht të paktën. Kontakti i ri, sharmante dhe gazmore, kishte plot ide të mira dhe inkurajim.
Shkoja në zyrë disa herë në javë, i mbushur me entuziazëm. Isha i ri dhe s’më pritej të ndryshoja botën. Do të uleshin në dhomë së bashku dhe të vinim themelet e tregimeve të mia. Pothuaj menjëherë, redaktorja nisi të më bënte komente personale që m’u dukën si krejt joprofesionale. Ajo kishte shoqe të zeza, më tha, që do të “më donin” mua. Ajo më tha që isha i pashëm, dhe nganjëherë kur ishim ulur në tavolinë përballë njëri tjetrit, do të m’i ngulte sytë edhe pse duhej të punonim. Ishte shkurajuese, dhe, ndërsa i vlerësoja komplimentet, që ndodhnin sa herë që punonim bashkë, nisa të ndihesha pak parehatshëm në praninë e saj.
Më pas ajo u lëndua pak. Kishim takim, dhe ajo më thirri, duke ngulmuar që t’i shkoja në shtëpi. Duke marrë parasysh se çka po ndodhte në zyre mes nesh, frikësohesha, e prandaj e pyeta nëse mund të takoheshin në një vend publik. Refuzoi. Vazhduam të argumentonim në telefon me të që çirrej në telefon, duke vazhduar me ngulmimin që t’i shkoja në shtëpi. Refuzova. Të nesërmen, dikush nga kompania më thirri e më informoi se kisha mbetur pa punë.
Provova të luftoja për të, por s’ishte në dorën time. Krejt marrëveshja mes nesh kolapsi. E dija se çka më kishte bërë vaki mua iu bënte vaki gjithë kohës vetë grave, dhe për shumë kohë do të ndihesha i tërbuar për atë që ndodhi, por shpejt e pashë se askujt s’i bënte për mua. Kur flisja me ndonjërin për ndodhinë, ata e ndërronin temën. Kështu që bëra ashtu si shumica e njerëzve në situatë të ngjashme. E lashë të kalonte.
Për mua është e qartë se ky incident është shembull i grave të bardha të privilegjuara që janë mësuar të dominojnë burrat e zinj të rinj. Perceptohesha si njeri që nuk kishte ku të mbështetej. Duhej të nënshtrohesha e të pranoja ekzotizmin tim në pajtim me stereotipin e hiperseksualizuar që burrat e zinj janë më të përshtatshëm. Kur refuzova të isha reciprok, u ndëshkova. Nuk është e para herë që diçka e tillë ka ndodhur, dhe nuk do të ishte mundësia e fundit që do ta humbisja shkaku i diçkaje që më thuhej nga gratë e bardha. I fundit post është posti si mësues në universitet. Intervenimet e studentëve të tjerë ma shpëtuan namin tim, por punën e humba.
Shumë vite më pas, derisa po dilnin skandalet seksuale të Harvey Weinstein, dhe lëvizja #MeToo po përhapej, m’u kujtua eksperienca ime e parë në media, eksperiencat negative që përfshinin gratë e bardha nga fëmijëria e deri në ditët e sotme dhe të ndodhive që iu ndodhnin shokëve të mi, ose që kishin ndodhur brenda komunitetit të zezakëve në përgjithësi. Dhe, ani që është e qartë se asnjë prej përvojave të mia personale nuk iu afrohet krimeve të tmerrshme të dhunimit dhe ngacmimit të detyruar seksual që kryhen globalisht nga burrat, e kam parë privilegjin e të qenët e bardhë nga gratë si një mjet shtypës shumë shpesh për të besuar që nuk duhet të ketë një nivel të njëjtë përgjegjshmërie.
E di se kjo është një çështje shumë e ndërlikuar. E di këtë, dhe pjesërisht e ka ushqyer hezitimin tim për të folur. Por, është e rëndësishme të flasim edhe për rolin që luajnë gratë e bardha në shtypjen e burrave të zinj; që të flitet për një gjë të tillë në kontekst historik, duke ndjekur të njëjtën vijë nga skllavëria dhe kolonizimi e deri në ditët e sotme. A mund të kemi një diskutim të ndershëm për faktin se gratë e bardha, sistemi i bardhë patriarkal i shtypjes, po ashtu përdorë atë sistem patriarkal për të shtypur ata që perceptohen në nivele më të ulta në hierarkinë shoqërore e racore?
Mendoj se duhet ta kemi një diskutim të tillë.
Natyrisht, nuk po shkruaj që ta përgjithësoj gjithë racën dhe gjininë. Shumë gra të bardha nuk e përdorin privilegjin e tyre. Shumë janë aleate, tepër të rëndësishme që na qëndrojnë prapa, madje edhe duke folur për tema të tilla. Ato ekzistojnë. Ne i shohim dhe e pranojnë praninë e tyre. Kjo duhet të jetë e qartë, megjithëse mendoj se duhet të thuhet për të shmangur shansën reale të keqinterpretimit. Megjithatë, fakti mbetet që marrëdhënia e burrave të zinj me gratë e bardha është e mbushur me kompleksitet dhe rrallë adresohet, përveç, nganjëherë, si një ekzaminim brenda ekzoticizmit, ose tjetërsisë seksuale që e përjetojnë disa burra: vlerësimi për burrat e zinj në klube seksi që vizitohen gati krejtësisht nga gratë e bardha. Këto ekzaminime janë zakonisht nga një perspektivë feministe. Ajo çka mungon është një analizë e thellë e psikologjisë së burrave të zinj në këtë mes. Zhvendosja mendore e nevojshme për të marrë pjesë në këto ahengje dhe për t’u bërë “dem” për një natë, apo të shoqërohet në krahët e një gruaje të bardhë. A është puna e prostitucionit më pak poshtëruese veç pse burri është ai që punon dhe gruaja është kliente? Pse kjo shihet si më pak destruktive mendërisht, apo e nuancuar?
Mes përvojave të mia, është edhe ajo kur gratë e bardha më kanë goditur pse kam hipur në autobus para tyre, pastaj më kanë thënë se nuk jam mjaftueshëm i pashëm për të qenë shkrimtar i suksesshëm, dhe ato kanë qenë instrumentale që i kam humbur dy punë. Pas incidentit të dytë, unë mbeta i papunë, me një fëmijë për të rritur dhe një kredi për të paguar. Të qenët i pëlqyer nuk ishte prolemi: mbijetesa ime ishte. /Periskopi
Courttia Newland












