Grabitje nën kërcënimin e armës në njërin nga dyqanet në lagjen Ulpiana

Një grabitje me armë ka ndodhur në një dyqan në lagjen Ulpiana Lajmi është konfirmuar për Gazetën Metro nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci. Ai ka thënë se rastit i janë përgjigjur menjëherë njësitë relevante policore. “Është pranuar informata për një grabitje të ndodhur në një dyqan në lagjen […]
Lajmi është konfirmuar për Gazetën Metro nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
Ai ka thënë se rastit i janë përgjigjur menjëherë njësitë relevante policore.
“Është pranuar informata për një grabitje të ndodhur në një dyqan në lagjen Ulpiana në Prishtinë. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë iniciuar një hetim lidhur me rastin”, ka thënë Borovci.
Ndërkohë, Gazeta Metro mëson se bëhet fjalë për grabitjen në dyqanin ‘Maxi’. Sipas informacioneve nga zyrtarë të tjerë të Policisë, thuhet se plaçkitja u krye me maska dhe me armë.
Personi i dyshuar kishte pasur të veshur rroba të zeza, pantollona ngjyrë të zezë me vija të bardha dhe mbi maskë kishte një kapelë të duksit dhe dorëza.
Policia po merret me rastin.












