Gorani: Dialogu është i pashmangshëm, andaj duhet t’i tejkalojmë mosmarrëveshjet

Gorani: Dialogu është i pashmangshëm, andaj duhet t’i tejkalojmë mosmarrëveshjet

Deputeti i Partisë Socialdemokrate, Dukagjin Gorani ka thënë se deputetët në seancën e sotme duhet të vendosin për pozitën e Kosovës në dialog, me votimin e Projektligjit dhe Platformës për Dialog – raporton Periskopi. Në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës për këtë çështje, Gorani ka thënë se përmbajtja e këtyre dy dokumenteve do […]

Në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës për këtë çështje, Gorani ka thënë se përmbajtja e këtyre dy dokumenteve do të duhej të shihej si arritje e konsensusit politik të partive politike, pavarësisht përplasjeve të vazhdueshme partiake.

“Të nderuar deputetë, ju ftojë që sot të vendosni për pozitën e Kosovës në dialog. Këtu janë të përmbledhura para jush Projektligji dhe Platforma për Dialogun. Shpresoj që përmbajtjen e këtyre dokumenteve ta shihni si arritje e konsensusit politik të partive. Duke qenë si propozues, PSD është munduar ta hartojë këto dokumente pavarësisht përplasjeve të pafundme partiake. Situata e tillë nuk e ndryshon një fakt politik: Dialogu është proces i pashmangshëm i cili patjetër duhet të fillojë dhe patjetër duhet të mbyllet. Nëse si proces i pashmangshëm, rrugëdalja nga ngecja e deritanishme duhet të jetë e domosdoshme”, ka thënë Gorani.

Tutje ai ka thënë se Projektligji dhe Platforma për Dialogun janë dokumente të përpiluara në një kohë të paqartësive të mëdha ndërkombëtare dhe në kulmin e spekulimeve për ndarjen e vendit dhe shkëmbimin e territoreve.

“Shpresoj që hartimet e propozuara t’i shihni si përpjekje për siguresa për një proces të pasigurt dhe të vështirë. Shpresoj t’i kuptoni si përpjekje për të arritur konsensus. Të vendoset një baraspeshë mes ambicieve partiake e shtetërore. Ideale do të ishte ta kishim një shumicë parlamentare që do të prezantonte Kosovën në dialog. Tash e sa kohë fokusi është te problemi, e jo te gjetja e një zgjedhjeje. Duhet të vendosim për atë që është optimale, duhet ta arrijmë emëruesin e përbashkët për këtë proces të përbashkët. Jam i bindur se Projektligji e Platforma ngërthejnë në vete synimet shtetërore dhe shqetësimet shoqërore. Këto dokumente duhet të shiheni si guxim i hartuesve të tyre që të marrin guxim në këtë proces”, ka thënë tutje Gorani./PERISKOPI

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?