Gazetari nga Brukseli: BE-ja nuk do të zgjerohet, Kosova të ndërrojë agjendën

Gazetari i njohur nga Brukseli, Augustin Palokaj, ka bërë një kolumnë të titulluar “E ardhmja evropiane shumë larg për ballkanin”. Palokaj thotë se vendet anëtare të Bashkimit Evropian nuk po e mbështesin më procesin e zgjerimit. 70 për qind thotë ai, janë kundër ndërsa 30 për qind janë pro. Mes vendeve që më ngulmueshmërisht janë […]
Gazetari i njohur nga Brukseli, Augustin Palokaj, ka bërë një kolumnë të titulluar “E ardhmja evropiane shumë larg për ballkanin”.
Palokaj thotë se vendet anëtare të Bashkimit Evropian nuk po e mbështesin më procesin e zgjerimit. 70 për qind thotë ai, janë kundër ndërsa 30 për qind janë pro. Mes vendeve që më ngulmueshmërisht janë kundër prijnë Franca dhe Holanda, ndërsa ndër vendet që janë pro, prijnë Spanja dhe Irlanda, shkruan Periskopi.
“Procesi i zgjerimit edhe ashtu është bërë shumë i ngadalshëm dhe tash duan ta ngadalësojnë edhe më shumë. Ndonëse ky ka qenë procesi më i suksesshëm në historinë e BE-së, përmes të cilit është zgjeruar nga 6 vende themeluese në 28 sa ka sot, apo 27 sa do t’i ketë pas një muaji, ky proces tashmë është pak i dëshiruar, sidomos tek shtetet e vjetra dhe të pasuara anëtare. Kundër janë qytetarët, e politikanët nuk mund të veprojnë kundër vullnetit të tyre.” – shkruan Palokaj.
Për të lexuar shkrimin e plotë, klikoni këtu.












