GAP: Emërimi i Naser Shalës në AKVP dhe dorëheqja e O’Connell nga Bordi janë për keqardhje

GAP: Emërimi i Naser Shalës në AKVP dhe dorëheqja e O’Connell nga Bordi janë për keqardhje

Deputetët e Kuvendit të Kosovës në seancën e 28 shkurtit kanë zgjedhur Naser Shalën drejtor të sekretariatit ekzekutiv të Agjencisë për Krahasim dhe Verifikim të Pronës. Ky zhvillim solli reagime të shumta, përfshirë edhe dorëheqjen e ambasadorit britanik nga Bordi i Agjencisë Kosovare të Krahasimit dhe Verifikimit të Pronës. Bekim Salihu nga Instituti GAP në […]

Ky zhvillim solli reagime të shumta, përfshirë edhe dorëheqjen e ambasadorit britanik nga Bordi i Agjencisë Kosovare të Krahasimit dhe Verifikimit të Pronës.

Bekim Salihu nga Instituti GAP në RTV Dukagjini ka thënë se një zhvillim i tillë është për keqardhje.

“Kjo po tregon se institucionet e Republikës së Kosovës po shfrytëzojnë të gjitha mundësitë që po u jepen për t’i emëruar njerëzit e tyre në institucionet gjegjëse. Kjo është për keqardhje. Për keqardhje është se emërimet e tilla kanë shtyrë edhe korin diplomatik të reagojë dhe të distancohen nga veprime të tilla”.

Salihu ka thënë se pikërisht për shkak të këtyre veprimeve të tilla, shpesh organizatat e shoqërisë civile nuk marrin pjesë në komisione të tilla për të legjitimuar këto emërime.

“Ne e kuptojmë paraprakisht se thirrjet e institucioneve për të marrë pjesë në komisione të tilla, nuk janë të sinqerta. Janë thirrje formale për të arsyetuar para opinionit se pjesë e këtij vlerësimi kanë qenë edhe përfaqësuesit e shoqërisë civile”.

Përfaqësuesi i shoqërisë civile ka thënë se këto shkelje kanë ndodhur pavarësisht se  Qeveria e Kosovës ka pasur një memorandum mirëkuptimi me Ambasadën Britanike në Kosovë.

“Ambasada Britanike në Prishtinë ka pasur rol monitorues dhe vlerësues në këtë proces. Përkundër këtij roli, institucionet në formë të kundërligjshme kanë vendosur të emërojnë një person kontradiktor në një institucion shumë të rëndësishëm për vendin. Prandaj konsideroj se është një zhvillim negativ dhe një dëshmi shtesë që njerëzit e thirrur për të zbatuar ligjin po bëhen shkelës të tij”, tha ndër të tjera Bekim Salihu.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?