Fotografia e shoferit të kamionit pas aksidentit të tmerrshëm që shkaktoi në Gjilan

Fotografia e shoferit të kamionit pas aksidentit të tmerrshëm që shkaktoi në Gjilan

Aksidenti i sotëm në qendër të Gjilanit tmerroi vendin pasi shkaktoi dëme të mëdha në njerëz, si dhe dëme materiale. Përderisa një person ka mbetur i vdekur e 27 të tjerë kanë pësuar lëndime, njëi prej tyre po lufton me jetën në QKUK. Mustafë Avdijaj është shoferi i kompanisë ‘Uji i Pejës’ që shkaktoi aksidentin […]

Mustafë Avdijaj është shoferi i kompanisë ‘Uji i Pejës’ që shkaktoi aksidentin e rëndë në Gjilan. Madje në një fotografi që ua përcjell Periskopi, ky person shihet me lot në sy pas aktit të tmerrshëm për të cilin organet kompetente po i zhvillojnë hetimet.

Sokol Avdijaj, babai i shoferit që shkaktoi aksidentin e rëndë në Gjilan ka folur rreth kësaj ngjarjeje tragjike që ndodhi në pasditen e sotme atje. Avdijaj thotë se e kanë përjetuar shumë rëndë si familje.

ryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Gjilanit, Jetish Maloku ka deklaruar se sipas dyshimeve të para të aksidentit në Gjilan ku mbeti 1 person i vdekur dhe 16 të lënduar, ka ndodhur për shkak të problemeve teknike të kamionit.

Por një reagim të vonë ka shprehur edhe kompania në fjalë, Sipas tyre, kamioni ka qenë në gjendje të mirë teknike.

Po ashtu kryeprokurori ka thënë se është intervistuar shoferi i kamionit së bashku me një pasagjer. Sipas deklarimeve të tyre, kamioni ka pasur probleme teknike dhe rreth 1 kilometër është vozitur pa frena.

“Në hyrje të Gjilanit rreth 1 kilometër thotë [shoferi v.j] se ka filluar mos me pas frenim dhe po ashtu ka thënë se kemi provuar me bë gjithçka për me e evidentu një gjë të tillë, por ka qenë e pamundur për shkak të një ngarkese të tillë. Këto janë informatat e para, për informata të tjera duhet të priten hetimet e mëtutjeshme. Nuk e kemi matjen e saktë, por përafërsisht rreth një kilometër ka vozitur me frena jo funksionale”, ka deklaruar Maloku.

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri sonte duke folur për aksidentin e rëndë në komunën e tij , ka thënë se pasojat janë të mëdha. Si në njerëz ashtu edhe dëme materiale, raporton Periskopi.

Haziri ka përmendur edhe dyshimet për sulm terrorist, duke thënë se nuk duhet të ngutemi me konstatime të tilla.

27 persona të lënduar  nga aksidenti i rëndë në Gjilan është bilanci i atyre që po trajtohen aktualisht në Qendrën Spitalore të këtij qyteti.

Mjeku kujdestar në QKUK,  Naser Syla ka folur para pak minutash për gjendjen shëndetësore të tre personave të lënduar nga aksidenti në Gjilan.

Ai ka thënë se njëri prej tyre është në gjendje shumë të rëndë dhe po operohet, shkruan Periskopi.

“Janë sjellë me lëndime te ndryshme, ka pas lëndime të shumta në organizëm. Raasti më i rëndë është tek njëri me  traumë të kokës’’, ka thënë ai.

Tutje ai ka thënë se “Për momentin nuk kemi kërkesa të reja, nëse do të kenë nevojë për QKUK besojj që do të na thërrasin.’’/PERISKOPI/

 

 

 

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?