Flet Isa Mustafa: Përkundër takimeve, ta dini që kurrë s’bëhem pjesë e kësaj Qeverie

Lideri i LDK’së, Isa Mustafa ka folur rreth takimit me presidentin Hashim Thaçi para disa ditësh, duke thënë se partia e tij asesi nuk do të bëjë koalicion me këtë Qeveri, pa marrë parsysh takimeve që mund të ndodhin, raporton Periskopi. ‘’Këtë dëshiroj t’ju them se askush mos të mendojë në Kosovë se pa marrë […]
‘’Këtë dëshiroj t’ju them se askush mos të mendojë në Kosovë se pa marrë parasysh takimet tona, LDK s’do të bëjë qeveri në këtë mandat me PDK’në për ta zëvendësuar AAK’në, e as për të shpëtuar ata. S’do të bëjmë asnjëherë diçka të tillë.Këtë që e kanë bërë duhet ta lajnë vetë e ta zgjidhin vetë. Ne konsiderojmë se duhet të jemi shumë të kujdeshëm ndaj miqve tanë për sjelljet tona dhe shumë të kujdesshëm në dialog’’, ka thënë Mustafa.
Tutje ai ka akuzuar Hashim Thaçin e Ramush Haradinajn për situtën që po mbretëron tash në vend.
‘’Thuajse Kushtetuta është harmonikë e Thaçit. Në tjetrën anë edhe për sjelljen e kryeministrit i cili mendon që ka pronë Kosovën në mbrojtjen e tarifës. Është detyrim i tij që ai ta drejtojë dialogun. Qeveria gjithmonë e ka drejtuar dialogun. I shohim dytë përgjegjës të situatës së sotme. Kemi problem të papunësisë, punësime familjare e publike. Kemi problem me kontrata të dyshimta, në arsim, në shëndetësi’’, ka shtuar Mustafa.
Mustafa po ashtu ka thënë se Kosova kurrë s’ka qenë në situatë më të rëndë në raport me marrëdhëniet me miqtë ndërkombëtarë.
”Kjo tarifë nuk është në formën e taksëës. Kurrë Kosova s’ka qenë në raport më të rëndë të partneritet me ata që kanë ndihmuar Kosovën. Rezultat i papërgjegjësisë. Jemi këtu të shohim se kah duhet të shkojë ky vend. Zgjidhja e vetme është që të shkohet në zgjedhje” /Periskopi/
https://www.facebook.com/periskopi/videos/2272295799684148/












