Erdogani i vendosur për të prodhuar sa më shumë drogë: Rrëfen edhe se çka bënte nëna e tij me kanabis

Kur zyrtarët komunalë nga e gjithë Turqia arritën në kompleksin presidencial në mes të janarit për të dëgjuar fjalimin e presidentit Rexhep Taip Erdoan [Rexep Tayyip Erdogan], nuk pritën që ai të fliste për kanabisin. Ata ishin në simpozium për të folur për diçka krejt tjetër: rolin e administratave lokale në sistemin e ri presidencial, […]
Kur zyrtarët komunalë nga e gjithë Turqia arritën në kompleksin presidencial në mes të janarit për të dëgjuar fjalimin e presidentit Rexhep Taip Erdoan [Rexep Tayyip Erdogan], nuk pritën që ai të fliste për kanabisin.
Ata ishin në simpozium për të folur për diçka krejt tjetër: rolin e administratave lokale në sistemin e ri presidencial, përkthen Periskopi.
Por Erdogani, i njohur për ndryshimin e përmbajtjeve të fjalimeve të tij në mënyrë spontane, foli pikërisht për kanabisin.
Papritmas, Erdogani shfreu mllefin e tij kundër qeseve plastike dhe nevojës për të mbrojtur ambientin. Zgjidhja e tij? Kanabisi.
“Më kujtohet nëna ime që qëndiste thasë të pazarit që i përdornim kur blinim gjëra. Nuk i gjuani menjëherë jashtë shtëpisë, dhe i merrni edhe herëve tjera kur bëni pazar. Është e mirë për tokën,” tha ai.
“Ato bëhen prej kanabisit.”
Ministria e Pyjeve dhe Agrikulturës, zbuloi Erdogani, ishte themeluar për të rigjallëruar industrinë e kultivimit të kanabisit, me qëllimin për të inkurajuar prodhimin e kësaj lënde.

“E shkatërruam kanabisin në vendin tonë shkaku i disa armiqve që ishin maskuar si miqtë tanë,” tha Erdogani më tej.
Eksperti dhe gazetari vendor Jonuz Eksi [Yunus Eksi] që foli për mediet turke, beson që politikat amerikane e kishin detyruar Turqinë që ta frenonte prodhimin e kanabisit. /Periskopi












