Ende s’po dihet ku u shpenzuan 500 mijë eurot për përvjetorin e Pavarësisë

Ende s’po dihet ku u shpenzuan 500 mijë eurot për përvjetorin e Pavarësisë

Përveç që nuk dihet sa i ka kushtuar qeverisë shënimi i 11-vjetorit të pavarësisë, fondi gjysmë-milionësh i ndarë për këtë qëllim, nuk po gjendet. Deputeti Korab Sejdiu, më 20 shkurt i kishte nisur një kërkesë Ministrisë së Financave për të ditur se si janë shpenzuar fondet, por Ministri Bedri Hamza i kishte thënë Sejdiut të […]

Deputeti Korab Sejdiu, më 20 shkurt i kishte nisur një kërkesë Ministrisë së Financave për të ditur se si janë shpenzuar fondet, por Ministri Bedri Hamza i kishte thënë Sejdiut të drejtohet në Ministrinë e Kulturës..

Kjo pasi, sipas përgjigjes së Hamzës, MKRS-së i janë vënë në dispozicion mjetet dhe ka qenë përgjegjëse për shpenzimin e tyre.

Sejdiu, sipas udhëzimit, i është drejtuar Ministrisë së Kulturës, por kjo e fundit ka befasuar me përgjigje.

Mjetet e dedikuara për këtë qëllim, sipas përgjigjes së sekretarit Veton Firzi, nuk i kanë mbërritur asnjëherë ministrisë.

Rrjedhimisht, MKRS-ja, deri më tani, nuk ka bërë asnjë pagesë për shpenzimet në shënimin e 11-vjetorit.

Në këtë situatë, deputeti Sejdiu ka ironizuar duke shkruar se “Me gjasë, festa paska qenë GRATIS”.

Por, tashmë dihet se nuk ka qenë kështu.

KTV raportoi javën e kaluar për shpenzimet e fryra të planifikuara për këtë ngjarje dhe mospërputhjen mes planifikimeve dhe aktiviteteve të zhvilluara.

Përfaqësues të kompanisë “Dizarium” i kishin mohuar numrat e paraqitur në planifikimet e bëra, derisa shtuan se ka një faturë finale për shpenzimet e 11-vjetorit.

E, derisa të dalë fatura finale, zyrtarisht, shpenzimet për 11-vjetorin do të variojnë ndërmjet ‘GRATIS’ e ‘gjysmë milioni euro’.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?