Ende nuk dihet nëse pjestarët e ISIS do të pranohen në Kosovë

Ende nuk dihet nëse pjestarët e ISIS do të pranohen në Kosovë

Qeveria e Kosovës do të veprojë njësojë sikurse shtetet tjera të koalicionit global kundër grupit militant Shteti Islamik (IS) me qytetarët të cilët vazhdojnë të jenë në vatrat e luftës në Siri. Në një përgjigje me shkrim për Radion Evropa e Lirë, nga Zyra e kryeministrit Ramush Haradinaj, kanë bërë të ditur se janë duke […]

Qeveria e Kosovës do të veprojë njësojë sikurse shtetet tjera të koalicionit global kundër grupit militant Shteti Islamik (IS) me qytetarët të cilët vazhdojnë të jenë në vatrat e luftës në Siri.

Në një përgjigje me shkrim për Radion Evropa e Lirë, nga Zyra e kryeministrit Ramush Haradinaj, kanë bërë të ditur se janë duke e ndjekur me shqetësim gjendjen e qytetarëve kosovarë atje, mirëpo nuk kanë dhënë përgjigje të qartë, nëse ka ndonjë veprim konkret për kthimin e këtyre qytetarëve në shtëpitë e tyre.

Aty thuhet se Qeveria e Kosovës, ka vënë si prioritet dhe është përkushtuar maksimalisht që të mbrojë qytetarët nga ideologjitë ekstremiste, si dhe të parandalojë të gjitha format e ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit.

“Dhjetëra Kosovarë dhe familjarë të tyre (gra dhe fëmijë), që vazhdojnë të jenë në zonën e konfliktit, disa prej të cilëve janë të arrestuar apo gjenden nëpër kampe të ndryshme të forcave opozitare siriane. Duke marrë në konsideratë mundësinë e ri-atdhesimit të tyre, Qeveria e Republikës së Kosovës, si shtet anëtar i koalicionit kundër ISIS-it, do të vazhdojë të trajtojë këtë çështje në pajtim me politikat e koalicionit, praktikat e shteteve anëtare, si dhe duke respektuar të drejtën ndërkombëtare, Kushtetutën, ligjet dhe interesat e qytetarëve dhe shtetit”, thuhet në këtë përgjigje.Si pjesë e koalicionit global kundër të ashtuquajturit Shteti Islamik (IS), thuhet në këtë përgjigje, Republika e Kosovës ka dëshmuar të jetë partnere e besueshme, duke dhënë kontribut të çmuar në arritjen e objektivave të këtij koalicioni.“Institucionet e sigurisë së Republikës së Kosovës kanë arrestuar dhe vënë para drejtësisë gjithë personat që janë kthyer nga zona e konfliktit dhe persona tjerë që kanë organizuar, rekrutuar, financuar dhe lehtësuar udhëtimin e tyre për në zonën e konfliktit. Institucionet e Republikës së Kosovës kanë hartuar dokumente dhe kanë ngritur mekanizma për rehabilitimin e personave të radikalizuar, luftëtarëve të huaj dhe familjet e tyre”, thuhet në këtë përgjigje.

Përkushtimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës, sipas Zyrës së Kryeministrit është vlerësuar si lidere në rajon në trajtimin, parandalimin dhe luftimin e kësaj dukurie.Ndërkaq, javëve të fundit, Forcat Demokratike Siriane dhe aleatët e mbështetur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë liruar qindra qytetarë të cilët ishin të ngujuar brenda hapësirës që e kontrollonte grupi militant, Shteti Islamik.

Në vatrat e luftës në Siri, ende janë më shumë se 150 burra, gra dhe fëmijë nga Kosova.Këtij numri i shtohen edhe 60 fëmijë të tjerë të cilët kanë lindur në vitet e fundit dhe të cilët së paku njërin nga prindërit e kanë me shtetësi të Kosovës.Numri i kosovarëve që u bënë pjesë e luftës së Sirisë filloi të rritet në fund të vitit 2012 dhe në fillim të vitit 2013.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?