​Ndizen flakadanët e lirisë në Prekaz

​Ndizen flakadanët e lirisë në Prekaz

Sonte në Prekaz janë ndezur flakadanët që e përmbyllin manifestimin “Epopeja e UÇK-së”, që mbahet për nder të 21 vjetorit të luftës dhe rënies heroike të Komandantit Legjendar të UÇK-së, Adem Jashari, familjes së tij dhe gjithë atyre që ranë për liri dhe pavarësi të Kosovës. Të rreshtuar, ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës […]

Të rreshtuar, ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës ndezën flakadanët që simbolizojnë fillimin e qëndresës së familjes Jashari karshi okupatorit serb. Ndërsa, qytetarë të shumtë nga gjitha trevat e Kosovës u panë tek memoriali që bart emrin e komandantit legjendar, Adem Jashari për të nderuar veprën e tij dhe familjes së tij.

Arbëreshi nga Italia, Shefqet Jashkuri tregon që ka ardhur që tre ditë në Prekaz, vetëm për të nderuar veprën e familjes Jashari. Sipas tij, kjo është tokë e shenjtë jo vetëm për kombin shqiptar, por për gjithë njerëzimin, pasi siç thotë ai, nëse duam ta dimë si fitohet liria, atëherë Prekazi është destinacioni i duhur.

Jashkuri: Nëse dikush në botë do të mësojë si fitohet liria, duhet me ardhur në Prekaz

“Unë jetoj në Itali, vij posaçërisht për të nderuar Jasharët, madhështinë e kombit, legjendat e kombit. Kam dashur që të vij para 23 vitesh, të jem atje ta gjej në male Adem Jasharin, që solli lirinë, bashkë me gjithë familjen e tij, gjithë kosovarët e vërtetë. Por, nuk ia rrita qëllimit. Tash ka tre ditë që rri në Prekaz. Për mua kjo është tokë e shenjt, jo vetëm për ne, por është për gjithë botën njerëzore, pasi nëse dikush në botë do të mësojë si fitohet liria, duhet me ardhur në Prekaz”, deklaroi ai.

Ndryshe nga Jashkuri, prej Komunës së Kamenicës ka ardhur në Prekaz, Afrim Emini, i cili shprehet se në këtë vend duhet me ardhur çdo muaj dhe jo çdo vit, pasi siç konsideron ai duhet frymëzohemi për të ardhmen. Duke përmendur sakrificën e familjes Jashari, Emini tha se një pjesë e amanetit të tyre, nuk është përmbushur dhe se elita politike në Kosovë duhet të punojë më shumë, në mënyrë që të përmbushet në tërësi.

Emini: Elita politike në Kosovë duhet të punojë më shumë

“Është një vend që meriton të vijmë jo çdo vit, por dhe çdo muaj që të vijmë dhe frymëzohemi për të ardhmen, një pjesë e qëllimit të familjes Jashari është përmbushur, por ndoshta ka vend që hala nuk është shkuar në vend amaneti i komplet familjes së Adem Jasharit. Elita politike në Kosovë duhet të punojë më shumë që të përmbush amanetin e dëshmorëve që kanë dhënë jetën për liri”, tha ai.

Për të përfunduar shënimin e përvjetorit të Epopesë së lavdishme të UÇK-së, pas ndezjes së flakadanëve në Prekaz, manifestimi u zhvendos në Skenderaj, në Sheshin që mban emrin e komandantit Adem Jashari.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?