​Kapen mallra pa datë prodhimi në Ferizaj, dyshohet për kontrabandë

​Kapen mallra pa datë prodhimi në Ferizaj, dyshohet për kontrabandë

Inspektorati i Komunës së Ferizajt ka sekuestruar mallra që u mungonte data e prodhimit, për të cilat dyshohej se ishin duke u kontrabanduar. Komunikata e plotë e Komunës së Ferizajt: Sot, rreth orës 08:30, pas njoftimit nga Policia e Kosovës Njësia e Trafikut se kanë ndaluar një mjet transportues – furgon në fshatin Dardani, i […]

Komunikata e plotë e Komunës së Ferizajt:

Sot, rreth orës 08:30, pas njoftimit nga Policia e Kosovës Njësia e Trafikut se kanë ndaluar një mjet transportues – furgon në fshatin Dardani, i cili po bartte produkte ushqimore, me dyshimin se ishin mallra kontrabande, në vend ndalimin e mjetit transportues, dolën Inspektorati i Komunës së Ferizajt. Nga kontrolli i hollësishëm i këtyre produkteve, Inspektorati i Komunës konstatoi se këtyre mallrave i mungon data e prodhimit, që rrit dyshimin për kontrabandën e kësaj ngarkese mallrash. Madje, mos përmbushja e këtij elementi, pra datës së prodhimit bie në kundërshtim me Ligjin për Mbrojtjen e Konsumatorit. Tutje, inspektorati i Komunës, këtë ngarkesë e ka konfiskuar duke hapur rrugën për zhvillimin e procedurave tjera ligjore konform legjislacionit në fuqi. Qarkullueshmëria e mallrave të tilla në treg, rrit pasigurinë e qytetarëve për konsumin, andaj Inspektorati i Komunës me aksione të tilla të përditshme po zhvillon betejën li gjore ndaj subjekteve që hedhin në treg mallra të tilla të dyshimta. Njëkohshëm, Inspektorati i Komunës, falënderon Policinë e Kosovës, njësinë e trafikut për mbështetjen e vazhdueshme duke kërkuar edhe mbështetjen nga qytetarët për denoncimin e rasteve të tilla.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?