Haradinaj falënderon Britaninë për qëndrimin kundër ndryshimit të kufijve

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka falënderuar Britaninë e Madhe, për qëndrimin që ka shfaqur kundër ndryshimit të kufijve të Kosovës, duke pohuar se kufijtë në Ballkan nuk janë perfekt, dhe lëvizja e tyre është shumë e ndjeshme dhe e rrezikshme. Postimi i Haradinajt në Facebook: Mirënjohës dhe falënderues për çasjen konsistente të Qeverisë së […]
Postimi i Haradinajt në Facebook:
Mirënjohës dhe falënderues për çasjen konsistente të Qeverisë së Britanisë së Madhe ndaj idesë luftënxitëse e destabilizuese të ndryshimit të kufirit të Kosovës me Serbinë, si pjesë e marrëveshjes gjithëpërfshirëse me shtetin fqinj. Në debatin e sotëm për Kosovën në Parlamentin Britanik, Ministri për Evropë Sir Alan Duncan e cilësoi si tejet të rrezikshëm për Ballkanin, debatin për ndryshimet e kufijve, që do të shfrytëzohej si presedan nga palët e treta.
Kufijtë në Ballkan nuk janë perfekt, dhe lëvizja e tyre është shumë e ndjeshme dhe e rrezikshme. E përsëris se Kosova është e interesuar për marrëveshje me Serbinë, e cila do të rezultojë me njohje reciproke brenda kufijve aktual të 17 shkurtit 2008.












