​Arrestohen tre persona në Prishtinë

​Arrestohen tre persona në Prishtinë

Në orët e pasdites së djeshme nga hetuesit e krimeve të rënda të Sektorit të Hetimeve Rajonale në Mitrovicë, në bashkëpunim me njësitet policore të rajonit të Prishtinës, janë arrestuar tre persona të dyshuar për vepra penale. Arrestimi i të dyshuarave është bërë në një lokacion në qytetin e Prishtinës, mbi dyshime të arsyeshme për […]

Arrestimi i të dyshuarave është bërë në një lokacion në qytetin e Prishtinës, mbi dyshime të arsyeshme për përfshirje në një rast të raportuar me datën 24 shkurt në zonën e përgjegjësisë të Skenderajt.

Sipas policisë, ata janë arrestuar si të dyshuar për veprat penale “rrëmbim, detyrim, lëndim i lehtë trupor” dhe “përdorim i armës”.

Personat e arrestuar janë G.G., 30 vjeç, L. O., 35 vjeç dhe A. M. 38 vjeç. Pas procedurave intervistuese, nga ana e prokurorit të rastit dy të dyshuarve të parë u është caktuar masa e ndalimit policor, ndërsa i dyshuari A. M., është liruar për procedurë të rregullt.

“Hetuesit e krimeve të rënda, në bashkëpunim me prokurorin e rastit, janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për të sqaruar rrethanat e kryerjes së këtyre veprave penale”, thuhet në deklaratën e policisë.

Të fundit
Të ngjashme