Dy partnerët e koalicionit në takim urgjent, Agim Bahtiri për Periskopin: S’e lejojmë askënd të na prish punët me Amerikën

Dy partnerët e koalicionit në takim urgjent, Agim Bahtiri për Periskopin: S’e lejojmë askënd të na prish punët me Amerikën

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, njëherësh nënkryetari i AKR’së, Agim Bahtiri ka zhvilluar një takim me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veselin, me të cilin kanë diskutuar për hapat e mëtutjeshëm që do të ndërmarrin si partnerë koalicioni për çështjen e taksës. Bahtiri, në një deklaratë dhënë Periskopit ka bërë të ditur se […]

Çështja e taksës dhe dëmtimi i raporteve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka bërë që sonte të mblidhen në një takim të përbashkët dy parnerët e koalicionit qeverisës, PDK e AKR.

Nënkryetari i AKR’së, Agim Bahtiri në një deklaratë dhënë Periskopit ka bërë të ditur se tashmë ka përfunduar takimin me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veselin, me të cilin kanë diskutuar  seriozisht për hapat e mëtutjeshëm që do t’i ndërmarrin si partnerë koalicioni lidhur me situatën aktuale politike në vend.

Bahtiri ka thënë për Periskopin se në takim me Veselin, njëzëri kanë theksuar se në asnjë mënyrë nuk do të lejojnë dëmtimin e raporteve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për asnjë çmim.

Ai ka thënë se nuk do të lejojnë që askush që flet në emër të Kosovës, t’i dëmtojë raportet me mikun më të mirë dhe më besnik të Kosovës – Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Ne kemi diskutuar për situatën politike që po mbretëron dhe kam potencuar maksimalisht se raportet e Kosovës me SHBA’në në asnjë mënyrë nuk guxojnë të dëmtohen, shkaku i taksës. Kjo ka qenë tema kryesore që unë kam dashur të diskutojë me partnerin tim. Kemi biseduar për hapat e mëtutjeshëm se si të veprojmë në këtë çështje. Të shohim se si po reagon tutje procedura dhe angazhimi i kryeministrit, që ta shohim se çka mundet me ndodh. Ne jemi të vendosur që raportet e Kosovës me Amerikën nuk guxojnë të dëmtohen, sepse mikun më të mirë dhe më të madh shqiptarët e kanë Amerikën. Jemi të brengosur jashtëzakonisht shumë për një mosangazhim total për marrjen e një vendimi të përbashkët për këto çështje. Ne do të shohim se si do të zhvillohen procedurat, por ne nuk do të lejojmë askush që flet në emër të Kosovës t’i dëmtojë raportet me SHBA’në”, ka thënë Bahtiri për Periskopin.

Por, pavarësisht insistimit, Bahtiri nuk ka treguar se çka do të ndërmarrin ai dhe Veseli si partnerë koalicioni.

Tutje, ai ka bërë të ditur se gjatë takimit me Veselin, ka diskutuar edhe për çështjen e procedimit të peticionit për bashkimin e Mitrovicës.

Ai ka thënë se janë dakorduar me Veselin që sa më shpejt të caktojnë seancën për të.

“Veseli më ka thënë se po i ndjekin procedurat, të shohim se si do të shkojë tutje. Sigurisht që Veseli e ka dhënë përkrahjen qysh moti për peticion”, ka thënë Bahtiri.

Peticionin për bashkimin e Mitrovicës, Bahtiri ia kishte dorëzuar Veselit më 16 janar dhe ai i kishte premtuar se do ta rishqyrtonte këtë çështje.

Javë më parë, në një debat televiziv Veseli kishte deklaruar se Mitrovica është një, si Zoti, dhe se nuk do të lejojë askënd që ta dëmtojë atë, derisa kishte kërkuar maturi të veprimeve politike kur bëhet fjalë për atë pjesë.

Ndërkohë, peticioni për bashkimin e Mitrovicës me mbi 16 mijë nënshkrime ishte dorëzuar për herë të parë më 16 janar në Kuvendin e Republikës së Kosovës, mirëpo ky peticion i cili më pas u dorëzua nga Kuvendi në Qeverinë e Republikës së Kosovës dhe nga aty në Ministrinë e Administrimit dhe Pushtetit Lokal (MAPL), nuk e mori mbështetjen e duhur. Më pas kryetari i kësaj komune, Agim Bahtiri javën e kaluar këtë peticion e dorëzoi tek presidenti i vendit, Hashim Thaçi.

Bahtiri disa herë kishte përsëritur qëndrimin e tij se bashkimi i Mitrovicës është vullnet i qytetarëve dhe se ai nuk do të lejojë që veriu i kësaj komune të udhëhiqet nga strukturat paralele serbe. /PERISKOPI

 

 

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?