Dy fëmijë goditen nga vetura, njëri në gjendje të rëndë shëndetësore

Dy fëmijë të moshës 9 vjeçare dje janë goditur nga një veturë “Volkswagen Touareg” në rrugën “Alija Avdoviq” në Shkup, ku njëri nga fëmijët ka marrë lëndime të rënda trupore. Veturën e ka vozitur S.R., 31-vjeçar nga Shkupi. “Fëmijët janë dërguar në spitalin shtetëror ku te njëri fëmijë janë konstatuar lëndime të rënda trupore, ndërsa […]
Dy fëmijë të moshës 9 vjeçare dje janë goditur nga një veturë “Volkswagen Touareg” në rrugën “Alija Avdoviq” në Shkup, ku njëri nga fëmijët ka marrë lëndime të rënda trupore. Veturën e ka vozitur S.R., 31-vjeçar nga Shkupi.
“Fëmijët janë dërguar në spitalin shtetëror ku te njëri fëmijë janë konstatuar lëndime të rënda trupore, ndërsa te tjetri më të lehta. Është kryer ekspertizë në vend dhe po punohet për zbardhjen e plotë të rastit”, njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.












