Doli: Ndryshimi në drejtësi po fillon me rastin e Valbonës, por dhuna ndaj grave po rritet

Doli: Ndryshimi në drejtësi po fillon me rastin e Valbonës, por dhuna ndaj grave po rritet

Dhuna ndaj gruas është në rritje në krahasim me të gjitha vitet tjera, ka thënë drejtoresha e qendrës ‘Shtëpia e sigurtë’ në Gjakovë. Rasti i Valbona Ndrecajt dhe dënimi me burg të përjetshem për vrasësin e saj, tregon se ka filluar ndryshimi në gjyqësi. Kështu thotë, drejtoresha e Qendrës ‘Shtëpia e Sigurt” në Gjakovë, Sakibe […]

Dhuna ndaj gruas është në rritje në krahasim me të gjitha vitet tjera, ka thënë drejtoresha e qendrës ‘Shtëpia e sigurtë’ në Gjakovë. Rasti i Valbona Ndrecajt dhe dënimi me burg të përjetshem për vrasësin e saj, tregon se ka filluar ndryshimi në gjyqësi. Kështu thotë, drejtoresha e Qendrës ‘Shtëpia e Sigurt” në Gjakovë, Sakibe Doli. Në një intervistë dhënë për Periskopin, drejtoresha e kësaj qendre flet për dhunën që ushtrohet ndaj gruas në familjet kosovare dhe kushtet që i ofron qendra ”Shtëpia e sigurtë” për mbrojtjen e tyre.    “Arsye kryesore e ushtrimit të kësaj dhune është se ne shqiptarët jemi ende shoqëri patriarkale që e justifikojmë dhunën ndaj gruas, pastaj gjendja e rëndë ekonomike ka mjaftë ndikim që ende ndodh dhuna në familjet kosovare”  ka thënë ajo.

 1.Kur është hapur qendra”Shtëpia e sigurt”?  

-Qendra ”Shtëpia e sigurt”në Gjakovë është hapur në vitin 2000.

2.Inciativa e kujt ka qenë që të hapet? 

-Gjatë luftës një grup i grave jemi marrë me viktimat e dhunës së luftës d.m.th grave që i’u janë vrarë burrat nga policia serbe. Pastaj, e fituam një përvojë aty, i strehuam në një shtëpi ishin 6 gra dhe 25 fëmijë, kjo përvojë na shërbeu pastaj për tu marrë me viktimat e pasluftës.

Gratë fituan besimin menjëherë tek policia dhe e lajmëruan dhunën, jo që dhuna nuk ishte e shprehur edhe më herët por besimi u krijua aq shumë tek UNMIK-u dhe tek institucionet dhe shkuan gratë që ta lajmërojnë dhunën. Ne duke punuar si shoqatë e grave, polcia na i sillte rastet në shoqatë. Në fillim nuk kishim as strehimore as ku t’i lenim. Në fillim unë i kam marrë në shtëpinë time disa prej grave, një kolege imja tek shtëpia e saj, pastaj kemi folur me aktivisten për të drejtat e grave Vjosa Dobruna edhe ajo na ka ndihmuar për ta bërë projektin dhe na e gjeti donacionin për ta blerë shtëpinë. Sot ne e kemi objektin tonë.

3.Cilat janë kushtet që ju iu ofroni këtyre grave si ”Shtëpi e sigurt”?

Strehimorja “Shtëpia e sigurt’ në Gjakovë është strehimore e tipit të hapur, ngase gruaja pas kalimit të fazes së emergjencës fillon trajtimin për rehabilim dhe riintegrim.

Bashkë me menaxherin e punës sociale bëjmë planin e veprimit për secilën grua. Caktohen detyrat konkrete që bashkë me gruan mundohemi t’i realizojmë.

Gruaja gjatë qëndrimit në strehimore merr këshillime  psikologjike, juridike dhe shëndetësore. Për ta tejkaluar  stresin dhe traumat, për t’i mësuar të drejtat e saja që i lejon ligji dhe për të përmirësuar shëndetin e saj. Poashtu, gruaja në strehimore mund të ndërtojë dhe rrisë kapacitetet e veta me anë të kurseve që zhvillohen brenda strehimores: kompjuteri, gjuha angleze, gatimi brumerave, sepse ne posedjmë një minifurrë. Në strehimore, bëjnë edhe prodhimin e krenerave, merren me blegtori dhe pothuajse të gjitha llojet e punëdores. Ka edhe të atilla që në strehimore mësojnë shkrim – lexim, kështu ne i punësojmë si kujdestare të të moshuarve ose si pastruese. Të gjitha të mirat ato i kursejnë për fazën e riintegrimit.

4.Sa kohë i’u lejohet viktimave të qëndrojnë në qendrën tuaj?

-Me rrregullore është 6 muaj deri në një vit por i’a përsërisim kontrantën varësisht nga gjendja, pra u’a mundësojmë të qëndrojnë më gjatë.

5.Po pas gjashtë muajve apo një viti ku shkojnë këto gra?

-Një pjesë e fillojnë një jetë të pavarur, një pjesë tek familja e origjinës.

6.A ka nga ato që pranojnë të kthehen tek dhunuesi? 

-Për fat të keq përqindja më e madhe pranojnë të kthehen tek dhunuesi, që është shumë e vështirë dhe e dhimbshme për to.

7.Sa prej grave të cilat e kanë përjetuar dhunën, kanë arritur të krijojnë një jetë të re pas daljes nga kjo qendër?

-Nuk janë një përqindje e madhe, por ka raste. Ne kemi pasur një projekt për integrimin e këtyre rasteve. Janë d.m.th nëna dhe fëmijë të cilët kanë filluar jetën pa dhunë duke i’u mundësuar pagesën e qirasë, ujit dhe rrymës. Nënat tek ne punojnë dhe paratë i marrin për vete, të mirat materiale dhe ne i’u ndihmojmë ta krijojnë jetën pa dhunuesin, ka nëna të cilat pa ndihmën tonë mund t’ia dalin.

8.Sa gra aktualisht banojnë në qendrën tuaj? 

-Ne kemi kapacitetin prej 15 shtretër por gjithmonë është më tepër 20 deri 25 veta janë aktualisht, jo që ne kemi dëshirë ngase na krijon probleme se janë shumë veta por nuk mund t’i anashkalojmë kërkesat e grave që kanë nevojë për t’i mbrojtur nga dhunuesi.

9.Sa kanë mbështetje familjare këto viktima? 

-Kanë mbështetje. Po flas për qytetin e Gjakovës, rastet janë më të shpeshta që kanë mbështetje më të madhe nga familja e origjinës. Nëse ka ndodhur dhuna ato shkojnë tek familja e origjinës dhe e vazhdojnë jetën atje. Ndoshta, rastet më të shpeshta vinë nga fshatrat sepse familja e origjinës nuk i mbështet ato dhe i’u kërkohet që ose t’i lënë fëmijët e tyre dhe të kthehen tek familja e prindërve, dhe gratë natyrisht që nuk pranojnë dhe strehohen tek ne

10. Po mbështetje institucionale a kanë?

-Nga viti 2007 ne kemi pasur mbështetje nga ministria e punës dhe mirëqenies sociale, dmth vetëm 50 përqind e ndihmës direkte – ushqim, higjiena, mediamente dhe shpenzime për udhëtim. Kjo shumë nuk është e mjaftueshme duke marrë parasysh se numri  tyre mund të arrij deri në 25 brenda muajit. Ne jemi duke avokuar përherë që kjo shumë të jetë së paku e qëndrueshme, pa shkëputje sepse policia i referon rastet cdo moment dhe ti smund ti mbash pa donacion. Fatmirësisht ne kemi edhe donator të huaj, të cilët mbështesin linjat e tjera buxhetore, 50 përqind e pagave të tjera të pambuluara nga qeveria, aktivitete të vetëdijësimit, parandalimit, ngritjes së kapciteteve të stafit, etj.

 11. A po shkon duke u rritur apo duke u zvogëluar numri i këtyre rasteve që nga hapja e kësaj qendre?

-Kur qendra është hapur, në vitin e dytë të punës së saj ka qenë e vetmja strehimore në Kosovë. Kemi pasur vërshime të rasteve ngase njerëzit u njoftuan, e morën informacionin, edhe në vitin 2014 kemi pasur numër të madh, në vitin 2015 dhe 2016  ka qenë 10%  më pak se në vitin 2014 por prapë është në rritje në krahasim me të gjitha vitet tjera.  Këtë vit është rritur për 12%  përqind më shumë numri i grave në strehimore

12.Po në krahasim me vitin e kaluar, a ka shkuar duke u rritur apo zvogëluar numri i grave që kanë përjetuar dhunë në familje?

Para një viti ka qenë 12 përqind më pak numri i grave në strehimore. Pra, po shkon duke u rritur numri i rasteve për 12 përqind në krahasim me vitin e kaluar të së njëjtës periudhë.

13.Çka ka ndikuar në rritjen e numrit të këtyre viktimave?

Ndikojnë shumë faktorë, sic janë trashëgimitë, mësimet e mësuara dhe pabarazia.

Arsye kryesore e ushtrimit të kësaj dhune është se ne shqiptarët jemi ende shoqëri patriarkale që e justifikojmë dhunën ndaj gruas, pastaj gjendja e rëndë ekonomike ka mjaftë ndikim që ende ndodh dhuna në familjet kosovare

Në Gjakovë funksionon mekanizmi koordinues për mbrojtje nga dhuna në familje ku marrin pjesë të gjithë akterët. Anëtarët e mekanizmit janë aktiv në komunitet dhe viktimat marrin informacionet e duhura dhe ndihen të sigurta për ta raportuar dhunën.

Një shkak tjetër është edhe vrasja e fundit në Gjakovë, i nënës dhe të bijës , gratë e tjera kanë frikë se mos po iu ndodh edhe atyre, kështu që raportojnë më shumë tani.

14.Cilat mosha vinë më shumë për tu paraqitur tek ju?

-Më shumë vinë moshat 25 deri 35, është përqindja më e madhe,por nuk përjashtohen të gjitha moshat deri tek mosha 80 vjece kemi pasur viktimë. Pra, nga mosha 25 deri 80

15. Gjykata themelore në Gjakovë, e ka dënuar me burgim të përjetshëm Pjetër Ndrecajn, si e shihni këtë vendim të Gjykatës?

Mendoj se ndryshimi në Gjyqësi po fillon me rastin e Valbonës.

Atë bashkë me vajzën e saj e privuan egërsisht nga kjo jetë, andaj ndëshkimi është i merituar, ligji po fillon të bëjë efektin e tij.

Shpresoj se kjo do t’i edukoj të tjerët të cilët planifikojnë të bëjnë krime të tilla.

16. Çka i sygjeroni gratë që përjetojnë dhunë në familje dhe nuk i paraqesin rastet?

-Të gjitha grave që e përjetojnë dhunën dhe nuk i paraqesin rastet do i’u thoja se jeta e tyre nuk varet nga dikush tjetër. Zoti e krijoj në mënyrë individuale secilin andaj edhe e meriton të jetojë si e tillë secila. Lajmëroni rastet dhe denoncojeni dhunuesin ngase ju mund të jetoni më mirë dhe te lumtura, larg dhunuesit.  /Periskopi/

 

 

 

 

 

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?