Dramatike: Rrëfimi për fundin e ISIS-it, që pritet të kolapsojë brenda disa orësh

Dramatike: Rrëfimi për fundin e ISIS-it, që pritet të kolapsojë brenda disa orësh

Ka një flakërime drite në qytetin e errët derisa një sulm ajror godet cakun ushtarak të ISIS-it. Pak sekonda më vonë, një top flake gllabëron gjithë lagjen. Pesë vjet pasi ISIS-i mori territore të gjera të Sirisë dhe Irakut, gjithë çka mbetet nga ‘kalifati’ që në pikun e tij kontrollonte 10 milionë njerëz, janë disa […]

Ka një flakërime drite në qytetin e errët derisa një sulm ajror godet cakun ushtarak të ISIS-it. Pak sekonda më vonë, një top flake gllabëron gjithë lagjen.

Pesë vjet pasi ISIS-i mori territore të gjera të Sirisë dhe Irakut, gjithë çka mbetet nga ‘kalifati’ që në pikun e tij kontrollonte 10 milionë njerëz, janë disa rrugica ndanë lumit Eufrat, në qytetin e vogël shkretëtiror të Baghuzit që do t’iu merret pas disa ditësh, përkthen Periskopi.

E ngujuar në lindje e perëndim nga Forcat Demokratike Siriane të udhëhequra nga kurdët dhe nga regjimi sirian dhe Rusia në anën tjetër të lumit, kalifati duket më pak se një ferr me tym dhe zjarr. Nuk ka mbetur asnjë rrugë për ushtarët që të largohen.

Ofenziva ushtarake rinisi sapo u evakuuan gratë dhe fëmijët nga qyteti, madje me një intensitet që nuk ishte parë as në qytetet e mëdha, si Mosul dhe Raqqa.

Snajperistët e ISIS-it, bombat vetëvrasëse dhe raketat po parandalojnë Forcat Demokratike Siriane (FDS) që të përparojnë drejt tyre gjatë ditës. Por, kur bie nata, mosvet për ta.

“Dita është koha e tyre. Por nata është e jona,” tha Memo Wan, një komandant i FDS-së.

Për disa ditë, FDS-ja ka arritur të zvogëlojë hapësirën me ISIS-in në më pak se 1 kilometër, dhe komandanti Wan thotë që terroristët janë pothuaj krejtësisht të rrethuar, me vetëm një vijë furnizimesh të pandërprerë.

“Iu kemi marrë ‘walkie-takie’-t derisa tërhiqeshin dhe i kemi dëgjuar derisa bënin panik dhe derisa flisnin se si të arratiseshin,” shtoi ai.

Mes 1 mijë dhe 1 mijë e 500 burrave besohet se janë ende të ngujuar në atë vend, bashkë me një numër të panjohur grash e fëmijësh.

“Ne prisnim që vetëm 2 mijë njerëz të largoheshin gjatë evakuimeve, por dolën më shumë se 9 mijë gra dhe fëmijë në fund, kështu që mund të ketë më shumë ushtarë të mbetur se që mendojmë,” tha komandanti tjetër, Adnan Afrin. “Kjo betejë ka qenë ekstremisht e zorshme sepse shumë ushtarë do të luftojnë deri në grahmat e fundit.”

Shërbimet e inteligjencës, përcjell Periskopi kanë thënë se shumë pengje të profilit të lartë po mbahen ende në Baghuz si mundësi për të bërë pazar lirinë e luftëtarëve të ISIS. Po ashtu, të ngujuar në qytet janë edhe dy fëmijë amerikanë, Yusuf dhe Zahra Shikder, së cilëve nëna iu vdiq nga një sulm ajror në janar.

Edhe pse disa nga luftëtarët e fundit janë fëmijë apo të lënduar, ISIS-i po refuzon që të dorëzohet. Xhihadistët i janë kthyer sulmeve vetëvrasëse duke përdorur kerre, motoçikleta e madje edhe biçikleta./Periskopi

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?