Dikush nga opozita i fiton zgjedhjet në Estoni

Partia opozitare e Estonisë, “Reforma”, i ka fituar zgjedhjet e përgjithshme të së dielës, duke e lënë në vend të dytë partinë e kryeministrit të deritashëm, Juri Ratas. E udhëhequr nga kryetarja Kaja Kallas, partia “Reforma” mori 28.8 për qind të votave, ndërsa partia e ish-kryeministrit mori vetëm 23 për qind të tyre. Përndryshe, partia […]
E udhëhequr nga kryetarja Kaja Kallas, partia “Reforma” mori 28.8 për qind të votave, ndërsa partia e ish-kryeministrit mori vetëm 23 për qind të tyre. Përndryshe, partia e ekstremit të djathtë, “EKRE”, ka marrë më shumë se dyfishin e votave në krahasim me zgjedhjet e kaluara, me 17.8 për qind. Këto rezultate janë publikuar në faqen zyrtare të Komisionit të Zgjedhjeve.
Ky institucion ka njoftuar se 63.1 për qind e qytetarëve me të drejtë vote kanë marrë pjesë në këto zgjedhje. Dy partitë tjera që ishin pjesë e koalicionit qeveritar, Partia Socialdemokrate dhe partia “Isamaa” morën 9.8 dhe 11.4 për qind të votave. Besohet se këto parti mund të formojnë koalicion me partinë fituese për ta bërë shumicën prej 56 deputetësh në kuvendin me 101 ulëse.
“Tash fillon puna e vërtetë për ta bashkuar qeverinë dhe për ta filluar udhëheqjen e vendit”, tha Kallas për transmetuesin publik.
Qeveria e re pritet të përballet me ngadalësim të rritjes ekonomike. Ekspertët kanë parashikuar se ekonomia e Estonisë gjatë këtij viti do të rritet për 2.7 për qind, në krahasim me 3.9 për qind në vitin 2018, shkruan “The Guardian”.












